Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGÚLUR (i, e) mb. 1. Që ka hyrë në një trup me goditje a me të shtyrë (për një send me majë); kund. i shkulur, i çngulur. Shtylla të ngulura. Hunj të ngulur për domatet. Thumba të ngulur në mur. Të ngulur në tokë. Thikë e ngulur.
2. Që është i kapur a i mbërthyer pas diçkaje që të mos lëvizë; kund. i lëvizshëm. Makara e ngulur. Bosht i ngulur.
3. Që ka zënë vend diku për të banuar e jetuar; që jeton vazhdimisht në një vend; kund. endacak. Banorë të ngulur. Mënyra e ngulur e jetesës.
4. Që ka zënë vend diku për orë të tëra, i gatshëm për të dhënë ndihmën e vet, për të bërë atë që i kërkohet. I ngulur pranë shtratit të gjyshit. I ngulur përpara mikrofonit.
5. Që është i përqendruar në një vend. Me sy të ngulur te pakoja. Me vështrim (me shikim) të ngulur.
6. fig. Që është i ngulët, i ngulmët. Shpresë (bindje) e ngulur. Punë e ngulur. Kujtim i ngulur në mendje.
✱Sin.: i futur, i rrasur, i vendosur, i kapur, i mbërthyer, i përhershëm, i përqendruar, ngulët, i ngulmët, i ngulitur, i rrënjosur, i përcaktuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë