Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJYRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Lëndë që shërben për t’i dhënë ngjyrë a për t’i ndërruar ngjyrën diçkaje; lëndë ngjyruese; kund. çngjyrues. Ngjyrues me ngulitës. Pije (ushqime) me ngjyrues. Ngjyrues bimor lëndë që përmbahet në lloje të ndryshme druri, në lëvore, në rrënjë, në lule, në gjethe dhe që përdoret në mjekësi, në kozmetikë dhe në industrinë ushqimore.
2. Punëtori që merret me ngjyrimin në një fabrikë pëlhurash. Ngjyrues i zoti.
✱Sin.: bojatisës, bojaxhi.
ZBÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Lëndë që shërben si zbardhëse; zbardhues. Zbardhës për perde. Mora zbardhës rrobash. Klori mund të përdoret si zbardhës. Zbardhës të lëkurës.
2. Ai që merret me zbardhjen e pëlhurave, të punimeve të argjendit a të sendeve të tjera (në një punishte, në një fabrikë etj.).
3. Ai që rishkruan me kujdes e pa gabime diçka që është hedhur në letër shpejt e shpejt, jo qartë e me korrigjime; dikush që hedh në të pastër. Redaktor zbardhës.
4. fig. Ai që merret me sqarimin e diçkaje që nuk është e qartë a që mbahet sekret. Zbardhës i historisë. E heq veten si zbardhës. Zbardhësit e kësaj afere (e kësaj ngjarjeje).
✱Sin.: zbardhues, çngjyrues, çngjyrosës.
ÇNGJYRÓSËS,~E mb. Çngjyrues; kund. ngjyrosës. Krem mjekësor çngjyrosës. Ka një efekt natyral çngjyrosës.
ÇNGJYRÓSËS,~I m. sh. ~, ~IT Çngjyrues; kund. ngjyrosës. Çngjyrosës i xhamit. Mori çngjyrosësin e flokëve. Mori tri shishe me çngjyrosës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë