Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çngjyruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGJYRUAR

NGJYRÚAR (i, e) mb. Që ka marrë një ngjyrëcaktuar; që duket me një ngjyrë tjetër; i lyer për t’u zbukuruar; kund. i çngjyruar. Mollëza (faqe) të ngjyruara.
Sin.: i bojatisur, i lyer, i zbukuruar.

ZBARDHUR

ZBÁRDHUR (i, e) mb. 1.është lyer me një lëndëbardhë (bojë, gëlqere, pudër etj.); që është mbuluar me diçkabardhë, që është veshur me një shtresëbardhë. Mur i zbardhur. Fytyrë e zbardhur. Fushë e zbardhur. I zbardhur fort (shumë).
2.është bërë i bardhë, duke humbur ngjyrënkishte, i çngjyrosur; që është bërë fare i bardhë ose më i bardhë nga ç'ishte, i bardhë si dëbora; i pastruar, i larë (për rrobabardhakanë qenëfëlliqura). Beze e zbardhur. Kësulë e zbardhur. Dok i zbardhur. Me rroba të zbardhura. Lesh i zbardhur. Kripë e zbardhur.
3. Që i është hequr shtresa e sipërme, duke e larë, duke e fërkuar etj.; i zhveshur (për misrin, orizin etj.). Llamarinë e zbardhur. Oriz i zbardhur. Misër i zbardhur. Dru i zbardhur. Argjend i zbardhur.
4.është thinjur krejt, i thinjur. Me flokëzbardhur. Një plakë e zbardhur. Dukej shumë i zbardhur për moshën. Ishte zbardhur fare.
5. I shkruar me kujdes e pa gabime, i hedhur në të pastër. Tekst (procesverbal) i zbardhur.
6. zyrt. I publikuar, i bërë i njohur për të gjithë (për një vendim a një dokument tjetër zyrtar, që është i plotë dhe i arsyetuar mbi bazën e duhur ligjore). Vendim (ligj) i zbardhur.
7. I zbuluar plotësisht, i shpjeguar me hollësi; i ndriçuar me të gjitha hollësitë. Çështje e zbardhur. Ngjarje e zbardhur.
Sin.: i lëbardhur, i argjenduar, i zbehur, i çngjyrosur, i çngjyruar, i zbërdhulur, i zbërdhulët, i pastruar, i qëruar, i zhveshur, i thinjur.

ZBËRDHULUR
ÇNGJYROSUR

ÇNGJYRÓSUR (i, e) mb. I çngjyruar; kund. i ngjyrosur. Pëlhurë e çngjyrosur. Rroba të çngjyrosura. Flokët e çngjyrosur si prej çunaku. Shallvaret e tij të çngjyrosura.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.