Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çngjyroset”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKROMATIZOHET

AKROMATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Çngjyroset. Akromatizohen lentet (prizmat). Akromatizohen pajisjet optike.
2. pës. e AKROMATIZÓJ. Lëngu u akromatizua. U akromatizua një vepër artistike.

NGJYROSET

NGJYRÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Merr ngjyrë, ngjyhet; kund. çngjyroset. Janë ngjyrosur mirë teshat.
2. pës. e NGJYRÓS. U ngjyrosën vezët për Pashkë.
Sin.: ngjyhet, ngjyrohet, bojatiset, lyhet.

SHLYHEM

SHL/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv., vet. v. III Fshihet vetiu, zhduket, del (diçka e shkruar a e vizatuar); çngjyrohet. Shkrimi (vizatimi) ishte shlyerdisa vende. Janë shlyer bojërat (vijat, njollat).
2. fig., vetv., kryes. sh. I lajmë borxhin njëri-tjetrit, nuk i kam as më ka borxh a detyrim, lahemi. U shlyem bashkë? U shleva me të.
3. fig., vetv., vet. v. III Lahet, nuk merretparasysh. Këto gabime nuk shlyhen lehtë.
4. fig., vetv. Hiqet, shuhet, zhduket. Nuk i shlyhej nga mendja (nga kujtesa, nga zemra). Përshtypje që nuk shlyhen.
5. pës. e SHLÝEJ. Borxhi u shlye.
Sin.: zhduket, del, çngjyroset, çngjyrohet, hiqet, zhduket, shuhet, fshihet, shqitet, ndahet, parashkruhet, lahem, paguhem, shpëlahem, krahashohem, shkoqitem, hakmerrem.

ZBARDHEM

ZBÁRDH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. dalin thinjat, thinjem; kund. nxihet. Është zbardhur krejt. - Sa shpejt u zbardh! Hana, kur ndërrohet, skuqet- njeriu, kur plaket, zbardhet. (fj. u.).
2. etnogr., vetv. Heq rrobat e zisë, heq zinë. Ajo u zbardh shpejt.
3. vetv., vet. v. III Zbardh9. Pa u zbardhur dita.
5. fig., vetv., vet. v. III Zbardh10.
6. vetv., vet. v. III Zbardh11. Zbardhet vendimi. Zbardhet ligji. U zbardh marrëveshja e bashkëpunimit.
7. vetv., vet. v. III Zbardh12. Zbardhet krimi. U zbardh një ngjarje e rëndë. Zbardhet dinamika e vrasjes. U zbardh atentati. Zbardhet dëshmia.
8. pës. e ZBARDH1-6. U zbardhën malet. Zbardhet jaka. Iu zbardh fytyra (nga frika). U zbardh si pëlhurë nga ethet. Leshit të zi, vëri sapun sa të duash, nuk zbardhet. (fj. u.).
Sin.: thinjem, zbardhohem, çngjyroset, bardhem, përthinjem, çelem, përmiellem, lëbardhem.
Iu zbardh *buza (dikujt). Kur të zbardhet *penda e korbit iron. Sa të zbardhet *penda e korbit.

ÇNGJYHET

ÇNGJ/ÝHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vetv., vet. v. III I del ngjyra, çngjyroset; kund. ngjyhet.
Sin.: çngjyrohet, çngjyroset, zbardhet.

ÇNGJYROHET
ÇNGJYROSJE

ÇNGJYRÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çngjyros diçka apo kur çngjyroset; kund. ngjyrosje. Çngjyrosja e rrobave (e leshit, e flokëve, e stofrave). Kimikate për çngjyrosje. Lëngu i limonit parandalon çngjyrosjen e frutave.
Sin.: çngjyrim, zbardhje, zbehje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.