Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKROMATIZÚES,~E mb., opt. Që akromatizon, çngjyrosës. Lëndë akromatizuese. Proces akromatizues.
NGJYRÓSËS,~E mb. Që shërben për të ngjyrosur; kund. çngjyrosës. Lëndë ngjyrosëse. Pastë ngjyrosëse. Mjete të ndryshme ngjyrosëse.
NGJYRÓSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ngjyrues; kund. çngjyrosës.
ZBÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Lëndë që shërben si zbardhëse; zbardhues. Zbardhës për perde. Mora zbardhës rrobash. Klori mund të përdoret si zbardhës. Zbardhës të lëkurës.
2. Ai që merret me zbardhjen e pëlhurave, të punimeve të argjendit a të sendeve të tjera (në një punishte, në një fabrikë etj.).
3. Ai që rishkruan me kujdes e pa gabime diçka që është hedhur në letër shpejt e shpejt, jo qartë e me korrigjime; dikush që hedh në të pastër. Redaktor zbardhës.
4. fig. Ai që merret me sqarimin e diçkaje që nuk është e qartë a që mbahet sekret. Zbardhës i historisë. E heq veten si zbardhës. Zbardhësit e kësaj afere (e kësaj ngjarjeje).
✱Sin.: zbardhues, çngjyrues, çngjyrosës.
ÇNGJYRÓSËS,~E mb. Çngjyrues; kund. ngjyrosës. Krem mjekësor çngjyrosës. Ka një efekt natyral çngjyrosës.
ÇNGJYRÓSËS,~I m. sh. ~, ~IT Çngjyrues; kund. ngjyrosës. Çngjyrosës i xhamit. Mori çngjyrosësin e flokëve. Mori tri shishe me çngjyrosës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë