Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJÍZUR (i, e) mb. 1. Që është trashur, i mpiksur (për bulmetin, lëngjet); kund. i çngjizur. Qumësht i ngjizur.
2. Që është i mbrujtur mirë, i ngjeshur. Muskuj të ngjizur.
3. Që ka nisur të formohet në barkun e nënës. I ngjizur me farëzim artificial.
4. fig. Që është i trilluar a i shpikur nga mendja. Gjëra të ngjizura. Gënjeshtra të ngjizura. Ëndërr e ngjizur që në fëmijëri.
✱Sin.: i trashur, i zënë, i mpiksur, i piksur, i zënë, i mbështjellë, i brumtë, i mbrujtur, i ngjeshur, i trilluar, i sajuar, i shpikur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë