Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGJÍZ/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Mpikset qumështi dhe bëhet kos a djathë; bëhet si qull një lëng, trashet. Ngjizet qumështi e bëhet djathë. U ngjiz gjella.
2. Nis të formohet në barkun e nënës. Ngjizet fëmija.
3. spec. Kullojnë në fund e lidhen grimcat e një lënde që nuk kristalizohet; mpikset; kund. çngjizet. Ngjizet gjaku. Ngjizen proteinat.
4. fig. Nis të marrë trajtë diçka, krijohet, mbruhet. Ngjizet mendimi krijues. Ngjizen planet për të ardhmen. Ngjizen projekte të mëdha.
✱Sin.: mpikset, pikset, tharet, trashet, mbështillet, formohet, zihet, mbarset, krijohet, mbruhet, përftohet, lind.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë