Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRLIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndërlikoj ose kur ndërlikohem; rrethanë që ndërlikon diçka; ndërthurje, ngatërrim, koklavitje; kund. thjeshtim, çndërlikim. Ndërlikimi i gjendjes. Ndërlikimi i çështjes. Ndërlikimi i sistemit fiskal.
2. kryes. sh. Rrethana ose ngjarje, që e bëjnë më të ngatërruar e të vështirë diçka. Ndërlikime politike (të jashtme, të brendshme). Sjell (shkakton) ndërlikime. Shmang ndërlikimet. Jetesë pa ndërlikime.
3. Gërshetim i ngatërruar i diçkaje, pleksje. Ndërlikim fijesh. Ndërlikimet e qëndismës. Ndërlikimet e nervave.
4. mjek. Sëmundje ose gjendje dytësore që përkeqëson një tashmë ekzistuese. Operacioni doli mirë, po pas tij pati disa ndërlikime. Diabeti solli ndërlikime.
✱Sin.: ndërthurje, ndërliksje, ngatërrim, ngatërresë, koklavitje, përzierje, pleksje, gërshetim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë