Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NATYRALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që lidhet me një bimë a me një kafshë të stabilizuar mirë në një areal ose në një sipërfaqe të caktuar, pasi është ndërfutur prej një vendi tjetër, që riprodhohet lirshëm dhe ruan pozicionin e saj në konkurrencë me bimët apo me kafshët vendase; kund. i çnatyralizuar. Bimë (kafshë) e natyralizuar. Speciet e natyralizuara.
2. I përshtatur mirë me kushtet e reja në një vend tjetër, me mjedisin social të atij vendi. Emigrantë të natyralizuar.
ÇNATYRALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Çnatyrëzoj; kund. natyralizoj. Interpretimi pragmatist kërkon ta çnatyralizojë sistemin. Përpjekja për ta çnatyralizuar këtë lidhje.
ÇNATYRALIZÚAR (i, e) mb. I çnatyrëzuar; kund. i natyralizuar. Alkool i çnatyralizuar. Ajo shfaqet e çnatyralizuar. Parlament i çnatyralizuar. Atyre u janë imponuar të drejta të çnatyralizuara.
ÇNATYRËZÚAR (i, e) mb. Që i është prishur thelbi a karakteri natyror, që është çnatyrëzuar; kund. i natyrëzuar. Kripë e çnatyrëzuar. Shishja me alkool të çnatyrëzuar. Që të isha gjallë, duhet të sillesha si i çnatyrëzuar.
✱ Sin.: i prishur, i çnatyruar, i çnatyralizuar, i shformuar, i deformuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë