Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇMBËSHT/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. E hap diçka që ka qenë e mbështjellë, shtrij diçka që ka qenë e mbledhur rreth e rrotull diçkaje; shtjell, zbledh; kund. mbështjell. Çmbështjell pëlhurën. Çmbështjell rripin. Çmbështjell lëmshin. Çmbështjell fillin. Kishte çmbështjellë vetëm gjysmën e shallit.
2. I heq veshjen a mbështjelljen; zbuloj, zhvesh; kund. mbështjell. Çmbështjell trupin (duart, këmbët, kokën). Çmbështjell librat (fletoret). Jepte urdhër për ta çmbështjellë shkallare pas shkallare piramidën. Do të sulej për ta çmbështjellë atë lëmsh.
✱Sin.: shtjell, zbledh, zbuloj, zhvesh, çmbledh, çmpleks.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë