Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çmontoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEMONTOJ

DEMONT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Zbërthej në pjesë përbërëse një makineri a një pajisje për ta ndrequr, për ta pastruar etj.; çmontoj, zbërthej; kund. montoj.

2. Heq nga vendi; shkatërroj, e bëjparrezikshme diçka. Demontoj armë. Demontoj predha. Demontoj mina.

3. edhe fig. Hedh poshtë, nuk pranoj, e quaj pa vlerë a të pavërtetë. Demontoj një akuzë (një teori).

Sin.: çmontoj, zbërthej, heq, shkatërroj.

FISHË

FÍSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. spec. Kunj a fishek i metaltë e me tel, që futetfolenë e një aparati telefonik a telegrafik ose të një aparati tjetër për të bërë një lidhje. Fut (nxjerr, heq) fishën.
2. Fishe. Çmontoj fishën e vjetër.

ÇINSTALOJ
ÇMONTIM

ÇMONTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Veprimi kur çmontoj diçka ose kur çmontohet; kund. montim. Çmontimi i makinerisë. Çmontimi i tornos (i turbinës, i sondës). Punëtorët e çmontimit. Bëj çmontimin.
Sin.: zbërthim, çinstalim, heqje, zhbërje.

ÇMONTOJ

ÇMONT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. 1. Zbërthejpjesë një makineri a një pajisje etj.; heq nga vendi i vet një mekanizëm, një pajisje etj.; kund. montoj. Çmontoj makinerinë. Çmontoj motorin. Çmontoj një aparat. Çmontoj shinat. Ia delçmontojë pajisjen apo instalimin e paligjshëm.
2. fig. Zhbëj diçka, hedh poshtë duke nxjerrë thelbin. Shkrimtari i çmontoi klishetë e vjetra poetike. Për ta çmontuar botërisht këtë gënjeshtër. Gazetarja çmonton mashtrimin e kryetaritbashkisë.
Sin.: zbërthej, çinstaloj, heq, zhbëj, shthur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.