Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MJEGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nis të bjerë mjegulla, mbulohet nga mjegulla, zhytet në mjegull (për një vend); kund. çmjegullohet. Mjegullohet qyteti. Mjegullohet fusha (lugina, mali).
2. vetv. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Më vishen sytë si me mjegull; më turbullohet mendja, më ngatërrohen mendimet. Iu mjegullua mendja (kujtesa, koka). Iu mjegullua vështrimi. M’u mjegulluan sytë.
3. pës. e MJEGULLÓJ.
✱Sin.: avullohet, vagëllohet, errësohet, venitet.
ÇMJEGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmjegulloj diçka ose kur çmjegullohet; kund. mjegullim. Çmjegullimi i dritareve. Çmjegullim konceptesh.
✱ Sin.: kthjellim, kthjelltësim, qartësim, pastrim.
►ÇMJEGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Pastrohet vesa e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. mjegullohet. Dritarja u çmjegullua.
2. vetv., fig. Kthjellohet diçka e turbullt, ndriçohet. Sot ky mister po çmjegullohet. Mjegulla duhet të çmjegullohet. Emri i shkrimtarit do të çmjegullohej shumë vonë.
3. pës. e ÇMJEGULLÓJ.
✱ Sin.: kthjellohet, kthjelltësohet, qartësohet, pastrohet, ndriçohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë