Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MITOLOGJIZÚAR (i, e) mb. Që është kthyer në mit, që është trajtuar si mit, që është mitologjizuar; kund. i çmitologjizuar. Fitorja e tij ka qenë shumë e mitologjizuar.
ÇHEROIZÚAR (i, e) mb., libr. Që është i zhveshur nga vetitë heroike, që është çheroizuar; kund. i heroizuar. Personazh i çheroizuar. Histori e çheroizuar.
✱Sin.: i çmitizuar, i çmitologjizuar.
►ÇMITOLOGJIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e ÇMITOLOGJIZÓJ; kund. mitologjizohet. Hulumtimi është çmitologjizuar së fundmi.
✱ Sin.: çmitologjizohet, çheroizohet.
ÇMITOLOGJIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. Çmitizoj; kund. mitologjizoj. Iu qas baladës për ta çmitologjizuar atë. Çmitologjizonte figurat historike.
ÇMITOLOGJIZÚAR (i, e) mb., libr. I çmitizuar; kund. i mitologjizuar. Një pamje jo aq e çmitologjizuar. Zotat e çmitologjizuar të së kaluarës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë