Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çmitizoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MITIZOJ

MITIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj mit, e kthej në mit; i jap karakter mitik ose mitologjik; kund. çmitizoj. E mitizojnë historinë kombëtare.

ÇHEROIZOJ

ÇHEROIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E paraqes si një njerirëndomtë, pa tiparejashtëzakonshme; zhvesh një personazh ose person nga vetitë heroike; kund. heroizoj. Filmi e çheroizoi perandorin e madh. E çheroizuan me përshkrimet e përpikta të gjesteve.
Sin.: çmitizoj, çmitologjizoj.

ÇMITIZIM

ÇMITIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmitizoj diçka ose kur çmitizohet; çmitologjizim; kund. mitizim. Çmitizimi i së kaluarës. Të përjetojë makthin e çmitizimit të tij. Zhvlerësimi dhe çmitizimi i figurëskëtij përbindëshi.
Sin.: çmitologjizim, çheroizim.

ÇMITOLOGJIZOJ

ÇMITOLOGJIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. Çmitizoj; kund. mitologjizoj. Iu qas baladës për ta çmitologjizuar atë. Çmitologjizonte figurat historike.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.