Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MITIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Kthimi në mit; marrja e karakterit mitik ose mitologjik; kund. çmitizim. Mitizimi i figurës së Skënderbeut.
ÇHEROIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur çheroizoj dikë; kund. heroizim. Çheroizimi i personazheve të letërsisë moderne. Filmat me tematikë çheroizimi.
✱Sin.: çmitizim, çmitologjizim.
ÇMITIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I heq diçkaje karakterin mitik a mitologjik; çmitologjizoj; kund. mitizoj. Ajo ka çmitizuar diferencat gjinore, çmitizim i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Autori me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e diktaturës. Një film që çmitizon zyrtarët e huaj.
✱ Sin.: çmitologjizoj, çheroizoj.
ÇMITOLOGJIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Çmitizim; kund. mitologjizim. Çmitologjizimi i figurave dhe veprave heroike. Me fitoren e së mirës ndaj së keqes ndodh çmitologjizimi i saj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë