Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MISHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpreh diçka në trajtë konkrete, e jap si të gjallë e materiale; e shpreh si diçka sendore; e vë në jetë, e trupëzoj; e pasqyroj; kund. çmishëroj. Nëna mishëron cilësitë më të mira. Idetë e veta patriotike autori i ka mishëruar te personazhet kryesore.
2. Arrij të luaj në mënyrë të plotë e të përsosur rolin e një personazhi në një shfaqje, e jap si të vërtetë e si të gjallë një personazh. Mishëroi në mënyrë të përsosur figurën e nënës.
ÇMATERIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., filoz. E zhvesh diçka nga vetitë ose natyra e vet lëndore; kund. materializoj. Ngjyra në pikturë është një mjet që çmaterializon objektet. Zhvillimi teknologjik çmaterializon shumë faktorë të pushtetit duke u përqendruar te komunikimi. Shopenhaueri e çmaterializon muzikën.
✱Sin.: çlëndëzoj, abstraktoj, çmishëroj.
ÇMISHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çmishëroj diçka a kur çmishërohem; kund. mishërim. Kjo nënkupton çmishërimin dhe mungesën fizike. Utopia e një çmishërimi digjital të shpirtit.
2. Gjendja kur çmishërohem; kund. mishërim.
✱ Sin.: çmaterializim, çlëndëzim, abstraktim.
ÇMISHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., lib. Bëj që diçka të humbasë karakterin konkret dhe lëndor; kund. mishëroj. Digjitalizimi e çmishëron botën. Çmishëroj veten përpara vargut.
✱ Sin.: çmaterializoj, çlëndëzoj, abstraktoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë