Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇMESËTÁR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Ai që përcaktonte shpërblimin për një dëm, çmues. Çmesëtari i fshatit.
2. Ai që përcaktonte prodhimin që do të jepte një arë e mbjellë, një pemë etj.; çmues. Thirri një çmesëtar përpara se ta shiste tokën. Çmesëtarët nuk po merreshin vesh.
✱Sin.: çmues, vlerësues, çmimtar.
ÇMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që cakton vlerën në para të diçkaje; ai që cakton vleftën e një dëmi që bëhet. Çmuesit e mallit. Zgjedh çmuesit. Në çmuarjen e pasurisë marrin pjesë jo më pak se tre çmues.
2. fig. Ai që e di vlerën a rëndësinë e diçkaje. Çmues i artit. Çmues i bukurisë. Çmues i mirë i një loje. Çmues i arsyes dhe i logjikës së punës.
3. Çmesëtar. Çmuesi i fshatit.
✱ Sin.: çmesëtar, vlerësues, çmimtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë