Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HABÍ,~A f. Ndjenjë a përshtypje që krijohet nga diçka e papritur, e çuditshme ose e pakuptueshme; gjendje hutimi përpara diçkaje të papritur ose të pabesueshme; çudi. I ngjalli habi. Me habi të madhe. Britmë habie. Shenjë habie. Shpreh habi. E pa (e vështroi, e priti) me habi. Më vjen habi habitem. Mbeti (shtangu) nga habia. Sheh (bërtet) me habi.
✱Sin.: befasim, shtangie, çudi, çmeritje, çmerim, habitje, hutim, thagmë.
ÇMERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çmerit dikë ose kur çmeritem; çmeritje.
2. Gjendja kur çmeritem; çmeritje.
3. Diçka që të habit shumë a të çudit pa masë, që të lë pa mend. Ia tregoi çmerimin. E la në një gjendje çmerimi.
4. Shëmtim. Ishte çmerim e nuk shihej me sy.
✱Sin.: çmerí, habi, çudi, shëmtim, përbindësh, çmer.
ÇUDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Ndjenjë a përshtypje nga diçka e jashtëzakonshme, e papritur a e pakuptueshme; habi. Çudi e madhe. Më përfshiu ndjenja e çudisë. Shpreh çudi. Ngjalli çudi lajmi i dorëheqjes. E shoh (e vështroj) me çudi. Nuk flas dot një fjalë nga çudia. Më vjen çudi çuditem. Bëj çudi çuditem. Për çudinë time (për çudi) ndryshe nga sa e prisja. Mbeti (shtangu) nga çudia. Nuk është çudi që... ka të ngjarë. (Si) për çudi krejt papritur.
2. Dukuri a ngjarje e jashtëzakonshme, e papritur ose e mahnitshme. Çuditë e natyrës (e botës). Vend i çudive. Më vonë ndodhi çudia më e madhe. Çuditë e tij janë mbështjellë me mite të mjegullta. Të gjitha çuditë e tjera të kësaj bote.
3. sh. ~RA, ~RAT Ngjarje a vepër e jashtëzakonshme që të mahnit. Bën çudira. Tregoj çudira. Ka parë çudira. Po çudia e çudirave ishte shpella brenda.
4. iron. Punë a vepër që nuk vlerësohet mirë apo e besueshme. Në ato dosje bëheshin çudira edhe më të mëdha. Fletoret e saj janë fletore çudirash. Nuk u besoj çudirave që thotë.
5. fet. Dukuri e jashtëzakonshme nga ndërhyrja e Zotit ose e forcave të mbinatyrshme, që nuk ndodh sipas ligjeve të natyrës e të shoqërisë; mrekulli. Liza në botën e çudirave. Do të paraqesin shenja e çudi për t’ju mashtruar. Do të bëj çudira lart në qiell. Bënte çudira në popull. Tregonte për çuditë dhe vallen e dervishëve.
6. si kallëzues. Është diçka që të habit, është e papritur ose e pakuptueshme. - Çudi e madhe! Çudi si nuk erdhi. Çudi si nuk e kupton. Çudi si mbeti gjallë. Çudi me ty. - Çudi, ç’do të ketë ndodhur? - Çudi, si e ka bërë këtë!
✱Sin.: habi, çmerim, çmeritje, çudë, mahnitje, mrekulli, befasi.
♦ Bëj çudi çuditem; nuk e kuptoj si mund të ndodhë kështu; habitem. S’është çudi shih nuk është për t’u çuditur.
ÇUD/Ë,~A f., krahin. 1. Çudi. Çudë e madhe. I dukej çudë. Nuk është aspak çudë një ide e këtillë. Bëj çudë çuditem.
2. Diçka që ngjall ndot e frikë, gjë e pështirë. Ishte për çudë ishte në gjendje shumë të keqe, të ngjallte ndot e të pështirë. U bë për çudë ra në gjendje shumë të keqe. Të gjettë çuda! mallk. të gjettë e keqja!
✱Sin.: çudi, habi, çmerim, çmeritje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë