Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÓP/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kafshë e madhe shtëpiake, femër, që mbahet për qumështin, mishin e lëkurën, mëshqerrë që ka pjellë viç, femra e kaut; gjedh femër i rritur. Lopë barrsë (pëlle). Lopë qumështore. Lopë vendi (race). Qumësht (mish, gjalpë) lope. Lëkurë lope. Opinga lope. Tufa e lopëve. Bariu i lopëve. Ethet lopa kërkon dem. Pëllet lopa. Lopë e çmendur (mjek.) Sëmundja e lopës së çmenduar.
2. keq., shar. Vajzë a grua me trup të madh e të shëndoshë dhe shumë e ngathët.
♦ Ajo lopë atë qumësht bën shih ai stan atë bulmet ka mospërf. E di edhe lopa (diçka) tall. shih e di edhe bufi! (diçka) tall. Kur të flasin lopët iron. thjeshtligj. kurrë, asnjëherë; kur të hipë derri në fik; kur të hipë gomari në fik; kur të pjellin mushkat; kur të pjellë gjeli; kur të bjerë shi i kuq. I kanë humbur lopët (dikujt) tall. s’është i qetë a s’e ndien veten mirë; është i hutuar, është i shpërqendruar krejt; është si i çoroditur; nuk e ka kokën (mendjen) në vend (dikush); i fluturoi (i iku) mendja; i kullot mendja (gjetkë); s’është në terezi (dikush). S’është as për të ruajtur lopët (dikush) keq. është fare i mefshët, s’kryen dot asnjë punë, është shumë i ngathët e i pazoti, është i humbur, s’i jepet për asgjë; ia merr pula (macja) bukën nga dora (dikujt); ia ha bukën gomari (dikujt) tall.; nuk e nxjerr (dot) qimen nga qulli. (Ka) sa të hanë lopët (nga diçka) thjeshtligj. shih (ka) sa të hanë qentë (nga diçka) thjeshtligj. E ka lëpirë lopa (dikë) shaka. është pispillosur, i ka shtruar flokët si të lëpira. (E lëshon) si lopa bajgën (dikush) thjeshtligj. shih (e lëshon) si pula glasën (dikush) thjeshtligj. Ta merr lopën me gjithë viç (dikush) për diçka të vogël që të jep, të merr diçka shumë të madhe ose gjithçka; t’i merr të gjitha, të faron; të jep një thelë e të merr (të rrëmben) një pelë. Është rritur në *sisë të lopës (dikush) shaka. I shkon lopa me gjithë viç (dikujt) i shpëtojnë gabime të shumta e të mëdha, i kalojnë edhe gabime të trasha. I vë lopës *fre keq. Shtyhen si lopa me mushkën shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, hahen e zihen vazhdimisht, kanë marrëdhënie shumë të acaruara; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shkojnë gjak e lak. E ka vrarë lopa kaun iron. s’pyet njeri për të zotin e shtëpisë, për çdo gjë vendos gruaja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë