Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çmbrehje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZBËRTHIM

ZBËRTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbërthej diçka; ndarja e diçkajepjesë përbërëse; shkulja e diçkaje është mbërthyerdiçka tjetër; kund. mbërthim. Zbërthimi i vozës (i armës). Zbërthim i plotë. Zbërthimi i dërrasave (i arkave) me sqepar. - Mos bëni gabime gjatë zbërthimit!
2. Nxjerrja a heqja e diçkaje nga vendi ku është futur, është mbërthyer a është kapur; shkopsitje. Zbërthimi i këmishës (i jakës, i xhaketës). Zbërthimi i rripit. Zbërthimi i orës.
3. spec. Shpërbërje. Zbërthim i mëtejshëm. Zbërthimi i lëndëve kimike. Zbërthimi i molekulës në pjesët përbërëse. Reaksion zbërthimi (kim.). Zbërthim radioaktiv (kim.). Zbërthimi i dritësngjyrandryshme duke përdorur prizmin (fiz.).
4. Shqyrtim i një vepre, i një ideje, i një koncepti a i një diçkaje tjetër, duke e vështruar ngagjitha anët për ta bërë sa më të qartë e të kuptueshme; shpjegim i hollësishëm, shkoqitje, shtjellim. Zbërthim logjik. Zbërthimi i monografisë. Zbërthimi i programit (i projektit). Zbërthim i tekstit. Zbërthimifaktorë (mat.). I bëri një zbërthimmirë. Zbërthim i domethënies (i kuptimit). Zbërthimi i botësbrendshmepersonazheve (let.). Zbërthimi i shprehjeve algjebrike. Zbërthime të një niveli shkencor. Zbërthimi i projektbuxhetit (fin.).
5. fig. Shtytje a ngucje për ta detyruar dikëflasë çdo gjë që di për diçka a për dikë. Zbërthimi i dëshmitarit.
6. Heqje nga zgjedha e kafshëve të mbrehura, çmbrehje, zgjidhje.
Sin.: shkulje, shkopsitje, shpërthekim, zgafullim, hapje, shqyrtim, analizë, imtësim, përimtim, shtjellim, shkoqitje, shqepje, çmbrehje, zgjidhje, shpërbërje, tjetërsim.

ZGJIDHJE

ZGJÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zgjidh diçka; kund. lidhje. Zgjidhja e litarit. Zgjidhja e brezit. Zgjidhja e lidhëseve të këpucëve. Zgjidhja e duarve (e këmbëve etj.). Zgjidhja e qenit nga zinxhiri. Zgjidhja e foshnjës nga djepi. Zgjidhja e qeve (e kuajve). - Po ta ndieshvështirë zgjidhjen e retrave, priji dhe mos e zgjat.
2. mat. Përfundimidel kur zgjidhet një problemë, një ushtrim etj.; përfundim. Zgjidhje e gabuar. Gjetja e zgjidhjes. Zgjidhja e ushtrimit (e problemit). Ekuacion me zgjidhje pozitive (negative, zero). Ekuacioni nuk ka zgjidhje (ka vetëm një zgjidhje). - Sa del zgjidhja? Zgjidhje me shkrim.
3. Rrugaduhet ndjekur për t'u zgjidhur një çështje, një problem etj.; përfundimi që i jepet një çështjeje etj.; rrugëzgjidhje, rrugëdalje. Zgjidhje e drejtë (e kënaqshme, e gabuar). Zgjidhje përfundimtare (e menjëhershme). Zgjidhje paqësore (politike). Zgjidhje shkencore (teorike, praktike, teknike). Zgjidhje ligjore (juridike). Zgjidhja e çështjes. I gjeti një zgjidhje. Gjen zgjidhje (diçka) zgjidhet. Kërkon (pret) zgjidhje. I jap zgjidhje (diçkaje) e zgjidh. E vetmja zgjidhje ishte marrjadorë e qeverisjesvendit nga shqiptarët. Po drejtuesit as që e kishin vrarë mendjen për të gjetur një zgjidhje për të qenë.
4. fig. Prishje, këputje, ndërprerje. Zgjidhja e kontratës. Këto nuk përbëjnë asnjë argument për të përligjur zgjidhjen e martesës.
5. Mënyra si vihetjetë një projekt, një vepër skenike etj. Zgjidhja skenike (arkitektonike, urbanistike). Zgjidhje origjinale (krijuese, e goditur). Zgjidhja e regjisorit. Ka zgjidhjendryshme. Këto janë zgjidhjenjohura.
6. Fundi i diçkaje, që vjen si rrjedhim i një veprimi, përfundim. Kjo është një zgjidhje e denjë për historinë e lashtë e të re të kështjellës shqiptare.
7. let. Pjesa e fundit e një vepre letrare, që vjen pas pikës më të lartëngjarjeve e të veprimeve dhetregon se si zbërthehet e si përfundon konflikti, epilog. Zgjidhje realiste (e papritur). Pika e zgjidhjes. Mjetet artistikezgjidhjes.
Sin.: çlidhje, lirim, çlirim, shkolitje, shkokëlim, çmbështjellje, çmbrehje, zbërthim, shkrehje, rregullim, ndreqje, prishje, këputje, ndërprerje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje, gjetje, përfundim, përgjigje, epilog.

ZMBREHJE

ZMBRÉHJ/E,~A f. Veprimi kur zmbreh një kafshë, çmbrehje; kund. mbrehje. Zmbrehja e qevevapë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.