Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇMBLEDH vep., ÇMBLÓDHA, ÇMBLÉDHUR kal. 1. Shtrij a prish diçka të mbledhur si lëmsh a si rrotull; çmbështjell, zbledh; kund. mbledh. Çmbledh litarin (perin, telin). Ai e kalonte të shumtën e kohës duke mbledhur e çmbledhur lodrën e vet.
2. I heq veshjen a mbulesën që ka pasur; zbuloj, zhvesh. Mbledhur a çmbledhur, punë për ta. Çmblodhi gunën dhe doli në diell.
✱Sin.: çmbështjell, zbledh, zbuloj, zhvesh, hap, shtrij, prish.
ÇMBËSHTJÉLLË (i, e) mb. Që është çmbështjellë, që është hapur pasi është mbështjellë; kund. i mbështjellë. Dy gërsheta të çmbështjella i binin në shpinë. Vendosni gozhda të tjera të çmbështjella në trupin e furnizuesit.
✱Sin.: i shpleksur, i zhdredhur, i zhveshur, i zbuluar, i çmbledhur, i çmpleksur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë