Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çmbështillet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAPEM

HÁP/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv., vet. v. III Lëviz dera, kanati etj. dhe krijohet vendkalim i lirë për të hyrë diku a për të dalë prej andej ose për t'u lidhur mjedisi i brendshëm me të jashtmin; çelet; kund. mbyllet. U hap dera. U hapën dritaret. Hapet nga jashtë (nga brenda). U hap vetë. U hap me vrull.

2. vetv., vet. v. III I hiqet tapa, mbyllësja a mbështjellja e diçkaje. U hap shishja. U hap karfica.

3. vetv., vet. v. III Çelet, zbërthehet a shqitet diçka e mbyllur, e mbërthyer ose e ngjitur. U hap zinxhiri i çantës. U hap zarfi.

4. vetv., vet. v. III Çlirohet nga pengesat, pastrohet; bëhet i tillë për të lënëlirë kalimin; kund. zihet. U hap rruga nga bora. U hap gypi (qyngji) U hap pipthi. Iu hap fyti (gryka). M'u hapën veshët. U hap rruga (kalimi).

5. fig., vetv., vet. v. III Krijohet mundësia për të ecur përpara, mënjanohen pengesat ose vështirësitë për të arritur diçka; çelet. Hapen horizontereja (perspektivamëdha). U hapën rrugëreja.

6. vetv., vet. v. III Shpaloset diçka e mbledhur a e mbyllur, shtrihet e drejtohet diçka e përthyer. U hap perdja. U hap çadra.

7. vetv., vet. v. III Ndahen e largohen dy gjëra ose anët e puthitura a të afruaradiçkaje, shkon mënjanë; kund. mbyllet. Nuk i hapen sytë (gishtat). Iu hap goja për gjumë. U hap thesi. U hap çanta. Është hapur muri. U hapën dërrasat.

8. vetv., vet. v. III Përhapet ose shpërndahet diçka e mbledhur a e grumbulluar. U hapën fletët nëpër oborr.

9. vetv., vet. v. III Shtrihet diçka ose një grumbull njerëzish a kafshësh. Ushtarët u hapën për luftë. U hapën njerëzit nëpër arë. U hapën lojtarëtfushë. U hap bagëtia nëpër livadhe.

10. vetv., vet. v. III Shprishet, lënuret (leshi etj.). Iu hapën flokët në erë. I hapej boja. Hapet lehtë. Ky lesh mezi hapet.

11. vetv., vet. v. III Shtrihet përpara a zgjerohet më tej; rritet, shtohet, zmadhohet diçka. Përpara hapej qyteti. Nga Veriu hapet fusha. Shtëpitë hapenfaqen e kodrës. Është hapur pjergulla. Hapet në të djathtë (në të majtë).

12. edhe fig., vetv., vet. v. III Shtohet, zmadhohet a përhapet diçka. U hap sëmundja (epidemia, gripi, kolera). U hap puna.

13. fig., vetv. Merrem me shumë punë njëherësh pa u përqendruarnjërën prej tyre a në një fushëcaktuar; e shtoj punën tej mundësive; përhapem. Është hapur shumë.

14. vetv. Largohem prej dikujt a mënjanohem në një vend për të lënëlirë kalimin. Hapem mënjanë.

15. vetv., vet. v. III Lejohet kalimi, lihet i lirë një vend për të kaluar. U hap kufiri. U hap vendi. Hapet rruga. U hap shtegu.

16. fig., vetv. Bëhem më i gjallë e i zhdërvjellëtjetë; gëzohem, më qesh fytyra, çelem. Është hapur ca. U hapën njerëzit. U hapfytyrë.

17. fig., vetv. Ia zbuloj një tjetri mendimet, ndjenjat, të fshehtat ose hallet e mia, i hap zemrën. Nuk hapet me këdo. S'më është hapur kurrë. S'hapet lehtë ai.

18. vetv., vet. v. III III Çel burbuqja, sythi etj.; shpalosen petlat ose gjethet duke u rritur; lëshon lule, lulëzon, çel. U hap trëndafili (zambaku). U hapën pemët.

19. vetv., vet. v. III Niszbardhë, agon (për dritën e ditës). U hap drita (dita). U hap mëngjesi (agimi).

20. vetv., vet. v. III Kthjellohet, pastrohet nga retë, çel. U hap moti.

21. vetv., vet. v. IIIvritet, më çahet a më ngacmohet; më dhemb shumë nga lodhja, nga një plagë etj. Iu hapën duart nga sapuni. Iu hap plaga.

22. pës. e HAP.

Sin.: çelet, zbërthehet, çlirohet, zbyllet, shkyçet, shtrihet, shpaloset, çmblidhet, çmbështillet, pastrohet, përhapet, shprishet, lënuret, zgjatet, zgjerohet, çahet, shtrohet, zmadhohet, rritet, largohet, gëzohet, lulëzon, agon, kthjellohet, pastrohet, zbërthehet, rrëfehet, zbrazet, shtyhet.

M’u hap (më iku) *barku. Nuk më hapet *barku (për dikë) përçm. Iu hap *dera (dikujt). T’u haptë *dera! shaka. Iu hapën *dyert (dikujt). Iu hap (iu çel) *goja (dikujt). S’i hapet *goja (dikujt). Iu hap *gryka (dikujt) bised. U hap *koha shaka. M’u hap (m’u ça) *koka. Iu hap *oreksi (dikujt). U hap *qielli. M’u hapën *qiejt. M’u hap *syri (për diçka). Iu hap *syri (dikujt). Iu hapën (iu çelën) *sytë (dikujt). M’u hapën *shpatullat. M’u hap *toka (nën këmbë). M’u hapën *trutë. M’u hap *zemra. I thotë burgut hapu! (dikush) bised. vulg. nuk do t’ia dijë nga rreziqet që e presin; nuk mendon për pasojat e atyrebën, nuk merr parasysh asgjë; është kokëkrisur.

MBËSHTILLEM

MBËSHT/ÍLLEM jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË 1. vetv., vet. v. III Mblidhet si lëmsh ose rreth e rrotull diçkaje; kund. çmbështillet; shtillet. U mbështoll filli (litari). Hardhia u mbështoll rreth pemës. Kungulli i mbështoll përgjatë gardhit.
2. vetv. Mbulohem rreth e rrotull me një rrobë; kund. çmbështillem. Mbështillem me pallto (me triko, me çarçaf, me batanije, me jorgan). Mbështillem me shall. Mbështillu mirë që të mos ftohesh!
3. vetv. Mbledh trupin e bëhem si grusht; mblidhem, kruspullohem. U mbështoll ngaftohtët (nga frika). U mbështoll si lëmsh.
4. fig., bised., vetv., kryes. sh. Mblidhemi në një vend, grumbullohemi. U mbështollënshtëpi. E gjithë rinia u mbështoll te sheshi. Iu mbështollën gardh iu mbështollën shtrënguar rreth e rrotull. Iu mbështollën përreth (rreth).
5. fig., bised., vetv. I hidhem dikujt me vrull, i turrem; i përmblidhem (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Qentë iu mbështollën egërsirës. Iu mbështoll me të shara.
6. vetv., vet. v. III Ngjizet, zihet, pikset (për qumështin); trashet (për hallvën).
7. pës. e MBËSHTJÉLL.
M’u mbështoll (m’u mblodh) në *grykë. Iu mbështoll (iu mblodh) *kapistalli (dikujt). Iu mbështoll (iu mblodh) *lëmshi (dikujt). *U solla e u mbështolla.

SHTILLET
SHTËLLITEM

SHTËLLÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shpërndahet andej-këtej; ngrihet lart si shtëllungëçmbështillet (për tymin).
2. vetv. Shtrihem sa gjatë e gjerë, ndehem. U shtëllit në bar (në dyshek).
3. fig., vetv., vet. v. III Shtjellohet; zhvillohet. Biseda u shtëllit për kohën e luftës.
4. pës. e SHTËLLÍT.

ZGJIDHEM

ZGJÍDH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lirohet nyja ose diçka tjetër e lidhur a e bashkuar; i lirohen e i bien lidhëset diçkajelidhur; kund. lidhet. Iu zgjidh gryka thesit. Iu zgjidh këpuca (opinga). U zgjidh litari. U zgjidh dengu. Era, ku zgjidhet, s’lidhet, ku mbillet, s’korret. (fj. u.).
2. vetv. Lirohem nga diçka që më mbanlidhur, lirohem nga lidhëset a nga diçka me të cilënkanë lidhur; kund. lidhem. - Zgjidhu tani, po munde! - Tani nuk zgjidhesh dot.
3. fig., vetv. Lirohem nga një detyrim; bëhet i pavlefshëm detyrimikam ndaj dikujt; vet. v. III merr fund a ndërpritet diçka; kund. lidhet. Zgjidhem nga detyrimikisha. U zgjidh magjia (vjet.). Dhanë e morën nja dy sahat, njëri në një qoshe, tjetri matanë dhe sherri u zgjidh.
4. pës. e ZGJIDH.
Sin.: çlidhet, lirohet, shkolitet, shkokëlohet, çmbështillet, kullohet, sqarohet, shkoqet, shkoqitet, kthjellohet.
As *lidhet e as zgjidhet (dikush). Iu zgjidh *gjuha (dikujt).

ZHDRIDHEM

ZHDRÍDHEM jovep., ZHDRÓDHA (u), ZHDRÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Shthuret, shprishet vetë (për diçkathurur a të dredhur); shpërdridhet. Litari u zhdrodh.
2. vetv. Kthehem menjëherë mbrapsht ose në një anë tjetër. Ai shkon duke u zhdredhur derisa humbet nga sytë e tyre. Zhdridhet e përdridhet. (fj. u).
3. fig., vetv., vet. v. III Prishet, merr një drejtim tjetër. Puna u zhdrodh keq. Dredha do të zhdridhet, rrjedha do të rrjedhë. (fj. u). Për darsëm vallen hidhe e hidhe, po mos e përdridh, se zhdridhet. (fj. u).
4. pës., vet. v. III e ZHDREDH.
Sin.: shprishet, shthuret, çmbështillet, kthehet, ndryshohet.

ZHDRIVILLOHEM

ZHDRIVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet, zhdridhet, a shthuret diçka. U zhdrivillua lëmshi. Iu zhdrivilluan gërshetat.
2. vetv. Përdridhem; lëviz duke bërë dredhashumta.
3. vetv. Bëhem më i zhdërvjellët, shkathem, shkathtësohem. Është zhdrivilluar djali.
4. vetv.Zhvillohet, shtjellohet (diçka).
5. pës. e ZHDRIVILLÓJ.
Sin.: zhdërvillem, shtjellohet, zhvillohet.

ZHDËRVILLEM

ZHDËRV/ÍLLEM jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet (lëmshi a diçka tjetër e ngatërruar); zhdridhet; kund. mbështillet, dridhet. Litari u zhdërvoll. Iu zhdërvollën gërshetat. Lëmshi zhdërvillet nga kreu, trikoja nga fundi. (folk.).
2. vetv., vet. v. III Shthuret; kund. thuret, endet. Zhdërvillet gërsheti. U zhdërvoll trikoja se ishte e vjetër.
3. vetv. Eci duke përdredhur trupin, përdridhem; lëviz duke bërë dredhashumta. Zhdërvillet si mace. Lumi zhdërvillej nëpër luginë. Retë zhdërvilleshin nëpër qiell.
4. vetv. Bëhem më i shkathët nga trupi, bëhem i zhdërvjellët, shkathem. Ka nisur të zhdërvillet.
5. fig., vetv. Zhvillohem e bëhem më i shkathët nga mendja; i kap e i zgjidh gjëratshpejt, veproj me shkathtësi e me lehtësi, bëhem i zhdërvjellët, shkathtësohem. - Zhdërvillu pak, mor bir, - i tha i ati me merakun se kështu si ish i biri mund të mashtrohej edhe nga një budalla.
6. pës. e ZHDËRVJÉLL.
Sin.: çmbështillet, shprishet, zhdridhet, shthuret, zhdërjendet, shkathet, zhdrivillohet, zhdërvjelltësohem, shkathtësohem.

ZHVISHEM

ZHVÍSHEM jovep., ZHVÉSH (u), ZHVÉSHUR 1. vetv. Heq nga trupi një rrobë a rrobatkam veshur; mbetem lakuriq; kund. vishem. U zhvesh fare. U zhvesh e u shtri. U zhvesh nga gjithë ato lecka e pecka.
2. vetv., vet. v. III I bien gjethet (një bime); mbetet pa gjelbërim; kund. vishet. U zhveshën pemët.
3. fig., vetv. Hedh poshtë a zhduk një ves, një konceptgabuar, një paragjykim etj., që më pengon për të punuar mirë e për të ecurpërpara etj. U zhvesh nga plogështia. U zhvesh nga veset (nga paragjykimet).
4. vetv., vet. v. III Zhvoshket, rripet (lëkura etj.). I ishin zhveshur duart nga finja.
5. pës. e ZHVESH.
Sin.: zbulohem, lakuriqem, shpërvishem, shpërvilem, crogem, zgaqem, zhvoshket, rripet, qërohet, lëvorohet, lëvozhget, çmbështillet, shkëlfitet.

ÇMBËSHTILLET

ÇMBËSHT/ÍLLET jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË vet. v. III 1. vetv. Hapet diçka që ka qenë e mbështjellë, shtrihet a zgjatet diçka që ka qenë e mbledhur; kund. mbështillet. Çmbështillet lëmshi. Një sasi çaji në një çajnik çmbështillet dhe mbush çajnikun. Shiriti i çelikut i zhveshur çmbështillet me kujdes.
2. vetv. Heq veshjen a rrobatkamtrup; zbulohem, zhvishem; kund. mbështillem. U çmbështoll nga pelerina që e hodhi tej. Harta e kujtimeve çmbështillet përsëri tek unë.
3. pës. e ÇMBËSHTJÉLL.
Sin.: hapet, shtrihet, zbulohem, zhvishem, çmblidhet, çmplekset.
Po i çmbështillet lëmshi dikujt po i afrohet vdekja, po shkon drejt mbarimitjetës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.