Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ÇLËNDËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e ÇLËNDËZÓJ. Pastaj kaloi drejt pavdekësisë duke u çlëndëzuar.
✱Sin.: çmaterializohet, abstraktohet, çmishërohet.
ÇMATERIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET filoz. Veprimi kur çmaterializoj diçka ose kur çmaterializohet; kund. materializim. Përpjekjet shkencore për të vërtetuar objektivitetin e rreptë të natyrës çuan në një çmaterializim në rritje të natyrës. Minimalizmi qe një rrymë që kërkonte një proces çmaterializimi që arrin kulmin tek arti konceptual.
✱Sin.: çlëndëzim, abstraktim, çmishërim.
►ÇMATERIALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III, filoz. Humbet natyrën e vet si materie; pushon së pasuri trajtë lëndore ose humbet bazën e vet materiale; kund. materializohet. Çmaterializohen marrëdhëniet. Një marrëdhënie e re ku individi çmaterializohet tërësisht nga të gjitha vetitë negative.
✱Sin.: çlëndëzohet, abstraktohet, çmishërohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë