Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇMAT (ÇMAS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E mat diçka disa herë derisa të bindem për përpikërinë. E mata dhe e çmata mirë basmën e blerë. Mat e çmat e rrëno shtëpi e ndërtesa.
2. Endem poshtë e përpjetë në rrugë pa ndonjë punë. Matin e çmatin bulevardin. Ata mat e çmat në qytet e u bënë vonë e nuk mundën të niseshin.
3. fig. E peshoj mirë në mendje diçka, e shoshit. E mati dhe e çmati atë punë disa herë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë