Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MASK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë maskë në fytyrë dikujt.
2. I ndërroj veshjen dikujt, i vë mjekër a mustaqe të rreme etj., që të mos njihet. E maskoi djalin si konsull.
3. E fsheh një njeri a send duke e mbuluar me degë etj., që të mos duket ose të mos zbulohet nga të tjerët; kund. çmaskoj, demaskoj, zbuloj. Maskoj trupat (artilerinë, lëvizjet). Nuk u tregua i kujdesshëm të maskonte dritën e llambës.
4. fig. E fsheh një veprim, një pikëpamje, një ndjenjë, një qëllim etj. që të mos zbulohet a të kuptohet nga të tjerët; fsheh. Maskoj krimin si gjakmarrje. Maskon urrejtjen me buzë gënjeshtare. Nuk e maskonte shpërfilljen. I maskoi të dhënat personale të spiunëve.
5. mjek. E fsheh pas simptomave të një sëmundjeje tjetër. Simptomat e kësaj sëmundjeje kanë maskuar infeksionin e vërtetë.
6. fin. Nuk e tregoj ashtu siç është në të vërtetë, e fsheh pas diçkaje tjetër, e mbuloj (gjendjen financiare, fitimin etj.). Në rast se e maskon fitimin, paguan shumëfishin e asaj që ke maskuar.
✱Sin.: mbuloj, fsheh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë