Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIGÓRR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Çmërs1-3. Bigorri i kaldajës. Bigorr i bardhë. Mur me bigorr. Shtresë bigorri. Lëshon (zë) bigorr. Heq (pastroj) bigorrin. Dhëmbë me bigorra. U bë bigorr u forcua shumë, u bë i ngurtë, u bë çmërs.
2. fig., keq. Njeri krejt i pavlerë dhe i dëmshëm për shoqërinë; llumi i njerëzve; pjesa më e pavlefshme a më e keqe e diçkaje; fundërrinë.
3. bised. Veprim i ulët, sjellje a punë e poshtër; fëlliqësi, turp. - Nuk lahet ky bigor! S’i ka mbetur prapa ndonjë bigorr (dikujt) nuk ka lënë gjë pa bërë, i ka bërë të gjitha prapësitë.
HANDRÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET krahin. 1. Lëng i trashë, qelb. Handraku i plagës. Kullon handrak.
2. Qurra.
3. Jashtëqitja e njeriut dhe e kafshëve; të ndryrët; pleh. Handraku i bagëtive. Handraqet e kandrrave. Handraqe shtazore.
4. kryes. sh. Mbeturinë a mbetje nga diçka e shkatërruar ose e prishur, që nuk hyjnë më në punë; diçka që nuk ka më vlerë, pasi është përdorur gjatë dhe është vjetruar; fundërrinë. Handraqet e tullave. Handraqet e një shtëpie të rrëzuar. Grumbullimi i handraqeve.
5. fig., keq. Punë a veprimtari e ndyrë, ndyrësi; veprim i ulët, i pandershëm dhe i turpshëm. Handraqet e qeverisjes jo dinjitoze. Handraqet e shoqërisë.
✱Sin.: qelb, çmërs, ujerë, qurra, kakëza, jashtëqitje, pleh, fekale, të mbetura, të ndyta, të pëgëra, nevojë, mut, kakë, fundërri, fundërrinë, ndyrësi, ndotësi, fëlliqësi, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, lapërdhi, llomështi, pisllëk.
ÇMËRS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj shtufi gëlqeror; gur i lehtë gëlqeror me vrima të vogla që përdoret si lëndë ndërtimi. Gur (shkëmb) çmërsi. Shtresë çmërsi. Mur me çmërs. Lëviznin gurët e rëndë, dhe çmërsi, dhe balta.
2. Shtresë e ngurtë që lë uji në faqet e një ene kur zien, bigorr. Çmërsi i kazanit (i ibrikut). Shtresë çmërsi. Lëshon çmërs. Zë çmërs. Heq çmërsin.
3. Cipë e ngurtë që zënë dhëmbët në rrëzë nga kripërat gëlqerore; gurth. Çmërsi i dhëmbëve. Zënë çmërs dhëmbët.
4. Myshk; shtresë nga kalbëzimi i myshkut. Çmërsi i thatë. Çmërs guri. Ujë me çmërs. Ka zënë trungu çmërs.
5. krahin. Qelbi i një plage. I zuri plaga çmërs.
✱Sin.: shtuf, bigorr, gurth, myshk, qelb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë