Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PESHKÍM,~I m. 1. Veprimi kur peshkoj ose kur peshkohet. Peshkimi i qefullit (i troftës, i sardeles). Anije (rrjetë) peshkimi. Veglat e peshkimit. Rregullorja e peshkimit. Ndërmarrja e peshkimit. Brigadë peshkimi. Merret me peshkim.
2. Mënyra se si zihet peshku. Peshkim me grep (me rrjetë). Peshkim nën ujë (i nënujshëm).
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa mënyra të zënies së peshkut: Peshkim amator peshkim me grepa ose mjete të tjera, i paorganizuar dhe i palidhur me ngjarje ose gara të përcaktuara, që nuk ka qëllim shitjen a tregtimin. Peshkimi çlodhës-argëtues zënia e peshqve apo e organizmave të tjerë ujorë, duke përdorur vegla dhe pajisje të lejuara, që nuk ka për qëllim shitjen a tregtimin. Peshkim sportiv peshkim i organizuar me garim të lirë ndërmjet peshkatarëve për të zënë peshkun më të madh numrin më të madh të peshqve ose peshën më të madhe të përgjithshme, në varësi të rregullave të çdo gare të veçantë. Peshkim turistik peshkim i kryer nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës, të konsideruar si palë e tretë, e cila organizon ekspeditat e peshkimit.
QETËSÚES,~E mb. 1. Që qetëson; që mënjanon shqetësimin a brengën; që i sjell qetësinë shpirtërore dikujt; që shërben për të mënjanuar çrregullimet, turbullirat a pakënaqësitë; kund. acarues. Lajm qetësues. Fjalë qetësuese. Me zë qetësues. Masa qetësuese.
2. fiziol. Që lehtëson dhembjen a shqetësimin nga një sëmundje; që ul ngacmimin e lartë nervor; kund. nxitës. Barna qetësuese. Mjete qetësuese.
✱Sin.: zbutës, fashitës, qetues, lehtësues, çlodhës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë