Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇLÍRSHËM (i, e) mb. Që është a sillet në mënyrë të çlirët; kund. i ngurtë. Sezoni i ardhshëm turistik do të jetë i çlirshëm. Ai dukej më i çlirshëm. E veshur me një peliçe të çlirshme. Bredhja e çlirshme e imagjinatës. I bënin edhe ndonjë pyetje më të çlirshme.
✱Sin.: i çlirët, i lirshëm, i çliruar, i shpenguar.
ÇLIRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka fituar lirinë, që ka shpëtuar nga robëria; kund. i pushtuar, i robëruar. Vend i çliruar. Krahinat e çliruara. Popull (komb) i çliruar. Qytetet dhe fshatrat e çliruara. Andej është zonë e çliruar.
2. Që vepron lirisht; kund. i ndrydhur. Energjia psikike e çliruar prej aktorëve kryesorë.
3. Që ka shpëtuar nga diçka e padëshirueshme; i lehtësuar. Merrte frymë i çliruar. Ndihej i çliruar. Lëshoi një të qeshur të çliruar.
4. Që është zbërthyer a zgjidhur dhe është bërë më i lirë; kund. i shtrënguar. Vidhë e çliruar. U ngrit në këmbë me revolver të varur në rripin e çliruar.
5. fiz., kim. Që ka dalë jashtë nga një organizëm gjatë një procesi. Hidrogjen i çliruar. Lëndë e çliruar. Energji e çliruar.
6. fin. Që ka mbetur i lirë për t’u përdorur për diçka tjetër. Mjetet e çliruara. Fond i çliruar.
✱Sin.: i shpëtuar, i liruar, i lehtësuar, i zbërthyer, i zgjidhur, i nxjerrë, i lirë, i çlirshëm.
ÇLÍRËT ndajf. 1. Jo shumë shtrënguar; jo ngushtë; lirshëm. E lidh çlirët. E mban çlirët shaminë në kokë. E mbështjell çlirët rreth qafës. I rrinë rrobat çlirët.
2. Duke qenë lëshuar lirshëm dhe jo i tendosur; lirisht. I mban muskujt çlirët. Ecën çlirët. I zgjat krahët çlirët.
3. fig. Në mënyrë të natyrshme; shpenguar. Rri çlirët. Sillem çlirët. Flas çlirët. Bisedonte çlirët.
✱Sin.: lirshëm, lirisht, natyrshëm, shpenguar, çlirshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë