Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÍDHUR (i, e) mb. 1. Që është shtrënguar ose është kapur pas diçkaje me litar, me zinxhir etj. për të mos luajtur a për të mos u larguar prej andej; që është lidhur, që është pranguar; kund. i zgjidhur, çlidhur. Qeni ishte i lidhur. E la të lidhur. Me këmbë (me duar) të lidhura. Dukej sikur nuk tallej vetëm me armikun e lidhur, por edhe me majorin e zgjidhur.
2. Që është mbledhur bashkë e është shtrënguar me pe, me tel, me rrip etj.; që është bërë tufë e është lidhur me diçka; që është mbështjellë në çarçaf, në shami etj., që është lidhur; kund. i zgjidhur. Duaj të lidhur. Grurë (misër) i lidhur. Qepë të lidhura. I mban flokët të lidhur.
3. Që është mbështjellë me një rrip pëlhure a me diçka tjetër (për një pjesë të trupit, për plagët etj.); kund. i zgjidhur. Me dorë (me këmbë) të lidhur. Me kokën të lidhur. Me sy të lidhur.
4. Që është kapur mirë me diçka tjetër; që i ka të bashkuara fort pjesët me njëra-tjetrën; i fortë, i qëndrueshëm; që nuk luan nga vendi, që nuk rrëshqet. Gurë të lidhur. Mur i lidhur. Tokë e lidhur.
5. Që përbëhet nga një varg fjalësh a shprehjesh, të cilat kanë lidhje të caktuara ndërmjet tyre e shprehin një mendim të caktuar; që zhvillohet rrjedhshëm e bukur. Të folurit e lidhur. Lojë e lidhur. sport.
6. spec. Që i ka të mbërthyera a të bashkuara pjesët ose detalet; i mbyllur, i kyçur. Qark i lidhur (fiz.).
7. Që është i fortë, i shëndoshë, i zhvilluar mirë e i hijshëm (për trupin); që është i ngjeshur mirë nga trupi e i shëndoshë, truplidhur. Me trup të lidhur. Djalë i lidhur.
✱Sin.: i shtrënguar, i kapur, i fashuar, i mbledhur, i bashkuar, i mbështjellë, i shkrirë, i fortë, i qëndrueshëm, i rrjedhshëm, i mbyllur, i kyçur, i fortë, i thukët, i shëndoshë, i zhvilluar, i hijshëm, shtatlidhur, i derdhur, truplidhur.
♦ I lidhur *bisht më bisht (me dikë) përb. I ka duart të lidhura (dikush) e pengon dikush a diçka të veprojë, të ndërhyjë etj.; është i pafuqishëm për të bërë diçka, nuk e bën dot; nuk ka të drejtë a mundësi të bëj diçka; i ka duart të prera; i ka duart të zëna. I kam këmbët të lidhura nuk shkoj dot asgjëkundi, sepse më pengon dikush a diçka, jam i zënë e s’mund të vete diku; m’u lidhën këmbët. E kam të lidhur në kokë (diçka) nuk heq dorë nga diçka, e kujtoj vazhdimisht, s’lë rast pa e përmendur; (atje) e kam mendjen; më ka mbetur (më ka ngelur) në mendje; s’më hiqet nga koka; kund. e heq (e fshij) nga koka. I lidhur me një *kërthizë (me dikë). Rri (është) me *duar të lidhura (dikush). *Thes i lidhur keq.
LÍDHUR ndajf. 1. Në gjendje të lidhur; duke i pasur duart ose duart e këmbët të lidhura; kund. zgjidhur, çlidhur. E mban qenin lidhur. E morën (e sollën, e shpunë) lidhur.
2. Duke e pasur një pjesë të trupit të mbështjellë me diçka. Me krahun (me gishtin) lidhur. E kishte kokën lidhur.
3. Pa e lënë të lirë të ikë a të veprojë, pa i dhënë përgjigje përfundimtare, pa ia zgjidhur një punë përfundimisht, pa ia shkëputur një çështje; varur. E mbante lidhur.
✱Sin.: mbërthyer, kapur, mbështjellë, fashuar, varur.
♦ Rri me *duar lidhur (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë