Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇINSTALÚAR (i, e) mb., tek. Që është hequr ose është çmontuar nga një vend për të mos funksionuar; kund. i instaluar. Programi më i çinstaluar. Aplikacioni është i çinstaluar pas kësaj komande. Sistemet operative nuk janë të çinstaluara. Aparatura të çinstaluara.
✱Sin.: i çaktivizuar, i çmontuar.
ÇINSTALÚES,~E mb., tek. Që e bën të mos funksionojë një pajisje, program, aparaturë; që shërben për të çinstaluar diçka; kund. instalues. Një mjet i dobishëm çinstalues. Një softuer çinstalues falas. Programet çinstaluese.
✱Sin.: çaktivizues, çmontues.
ÇINSTALÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me çinstalime; kund. instalues.
2. inf. Program që shërben për të çinstaluar programe a funksione të kompjuterit. Çinstalues i lehtë i aplikacionit. Ndonjëherë disa programe që instalojmë në kompjuterin tonë nuk e kanë një çinstalues.
✱Sin.: çaktivizues, çmontues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë