Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇINFEKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Heq e pastroj me mjete të posaçme nga një mjedis mikrobet, bakteret, insektet ose lëndët helmuese; dezinfektoj; kund. infektoj. Çinfektoj plagën (pajisjet). S’mundëm ta çinfektonim mjedisin përreth saj. Lëndë kimike për të çinfektuar miliona kartëmonedha.
✱Sin.: dezinfektoj, çmikrobizoj, pastroj.
ÇINFEKTÚAR (i, e) mb. Që është pastruar nga mikrobet, që është çinfektuar; i dezinfektuar; kund. i infektuar. Hapësirë e çinfektuar. Godinë e çinfektuar.
✱Sin.: i dezinfektuar, i pastruar.
ÇINFEKTÚES,~E mb. Që shërben për të çinfektuar një mjedis nga mikrobet, bakteret, insektet ose lëndët helmuese; dezinfektues; kund. infektues. Solucion çinfektues. Substancë çinfektuese.
✱Sin.: dezinfektues, pastrues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë