Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇIMENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ndërt. Shtroj a vesh diçka me një shtresë çimentoje. Çimentoj oborrin. Çimentoj shkallët.
2. tek. Hedh ujë çimentoje në të çara ose në plasa për t’i lidhur mirë e për t’i përforcuar. Çimentoj digën. Çimentoj puset e naftës.
3. fig. E bëj të fortë e të qëndrueshme diçka, e forcoj jashtëzakonisht. Çimentoj lidhjet me dikë. Çimentoj miqësinë. Fëmija e çimentoi raportin e tyre.
4. tek. Çimentizoj. Çimentoj çelikun.
✱Sin.: çimentizoj, forcoj, përforcoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë