Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇÍMK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Cimex lectularius) Kandërr e vogël parazite me trup të rrumbullakët të shtypur e me ngjyrë të kuqe të errët, që jeton nëpër plasat e mureve e të orendive shtëpiake dhe u thith gjakun njerëzve kur flenë; tartabiqe. Bar çimkash. Erë çimke. Na mbytën çimkat. Dollapi ishte plot me çimka.
2. zool. Emërtimi i përgjithshëm për disa lloje parazitësh të vegjël që thithin lëngun e frutave ose që ushqehen me kokrrat e drithërave. Çimka e panxharit. Çimka e pambukut. Çimka e drithërave. Çimkat e pemëve. Çimkë uji.
3. fig. Pajisje shumë e vogël përgjimi që vihet a fshihet në trup ose në ndonjë orendi. Çimka ishte fshehur në zyrën e ministrit. Çimka regjistroi pamje komprometuese. Çiftet përgjoheshin me çimka edhe në dhomat e gjumit.
♦ M’u bë çimkë (dikush) përb. shih m’u bë rrodhe (dikush) përb.
✱Sin.: çimërr, tartabiqe, çimç.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë