Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALAMALLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised., mospërf. Të qenët kalama; sjellje a veprim prej kalamani; çilimillëk. Fëmijët bëjnë kalamallëqe. Hiq dorë nga kalamallëqet!
ÇILIMILLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. vet. nj. Vetia e dikujt që është i papjekur. E bën nga çilimillëku. Nga çilimillëku i tij e pësojnë edhe të tjerë.
2. keq. Sjellje ose veprim prej të papjekuri; kalamallëk. Një çilimillëk fetar. Më pas vuajmë për çilimillëkun që kemi bërë. Bën çilimillëqe.
✱Sin.: kalamallëk, axhamillëk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë