Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çikëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GRAM

GRAM,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësi e matjespeshës, e barabartë me një të mijtën e kilogramit (shkurt. g). Një gram. Peshon dyqind gramë. Një mijë gramë bëjnë një kilogram.
2. fig. Diçka e paktë, sasi shumë e vogël, thërrime, çikëz. Nuk mbeti asnjë gram. Nuk lëshon asnjë gram. Pesë gramë mend ka është fare i papjekur; është shumë mendjelehtë.
Sin.: çikë, çikëz, thërime.

LULËZ

LÚLËZ,~AI f. sh. ~A, -AT 1. bot. Bimë barishtore, me gjetheholla si hala pishe e të grumbulluaratufë, e cila bën një boçemajë që e thajnë dhe e përdorin për farë djathi.
2. mjek. Sëmundje e syrit që e vesh atë, e skuq ose i lë një njollëzkuqe; pika e syrit.
3. mjek. Elbth, kath. I ka dalë lulëza në sy.
Sin.: elbth, zgjonjëz, kath, çikë, çikëz, thuath, zgjuath.

POTISKË

POTÍSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjet peshkimi, që përbëhet nga dy dru të mbërthyera kryq dhe nga një rrjetëkapurcepat e tyre, çikëz. Thur potiskën. Peshkojnë me potiska.

SHKËNDIJË

SHKËNDÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grimcë e zjarritshkëputet nga një trup i ndezur a i skuqur; gacë. Nga zjarri u përhapën një tufë shkëndijash.
2. Thërrmijë e zjarrtëkrijohet nga fërkimi i dy trupavefortë (metale ose gurë) e që shuhet shpejt; xixë. Nga fërkimi i dy gurëve u krijuan shkëndija. Nga kudhra dilnin shkëndija. U shua si shkëndijë vdiq shpejt. Një shkëndijë ndez një mal. (fj. u.).
3. Shkreptimë dritekrijohet nga një shkarkim elektrik. Shkëndijë elektrike.
4. fig. Diçka e vogëlbëhet faktor për fillimin a për ndezjen e një lëvizjeje a të një veprimtarierëndësishme. Shkëndija e alfabetitgjuhës shqipe. Shkëndija e një gjuhepërbashkët. U shkëndijë për...
5. fig. Shenjat e parashfaqjes së një aftësieveçantë a të një talenti te dikush. Një shkëndijë shprese (gëzimi). Shkëndija e talentit. Shkëndijë zgjuarsie.
6. fig. Emocioneforta (gëzim, dashuri) ose një ndjenjë e ndezurreflektohet në sy. I lëshojnë sytë shkëndija.
7. zool. Xixëllonjë (lat. Lampyris noctiluca), shkëndijëz. Dolën shkëndijat. Vrapoi pas shkëndijave.
6. zool. Insekt me trup të zi ose ngjyrëkafehapur, me flatramëdha e me këmbëgjata, që shfaqetkohën e lulëzimitpemëve dhe dëmton lulet e tyre. Mollët i dëmtoi shkëndija.
Sin.: xixë, fluturashkë, gacë, leskër, flakërim, agzot, stërkalë, prafullimë, çikë, çikëz, cikërr, shkërpicë, xixëllonjë.
E ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush) është trim i madh, është shumë guximtar; i shkreptijnë sytë (dikujt); e ka syrin (i ka sytë) xixë; e ka syrin (i ka sytë) shpuzë; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (dikujt). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (xixa, çika) (dikujt). 1. I shkëlqejnë fort sytë nga një gëzim i madh, nga zemërimi ose nga urrejtja; është trim e guximtar i madh, nuk përmbahet dot; i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (xixë) (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush). 2. I verbohet vështrimi sikur ka diçkandritshme përpara (nga një goditje e fortë etj.); i shkreptijnë sytë. Ndezi shkëndijën (dikush) dha shkas i pari, u shkaktari i parë për diçka; ndezi zjarrin; i dha zjarr barutit. I shkrepi një shkëndijë (një xixë) (dikujt) i erdhi papritmas një mendim i ri në kokë, nisi vetiu t’i lindë një ide për diçka. I vuri shkëndijën (xixën) (diçkaje) u shkaktardiçkashpërthejë, të shkatërrohet etj.; i vuri flakën.

ÇIKËZ

ÇÍKËZ,~AIII f., zvog., si ndajf. Një çikë; pakëz. Po ju kërkoj një çikëz ndryshim. Do të ngrihesh mbase një çikëz e të bësh karrierë. Shtyhu një çikëz.
Sin.: çikë, pakëz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.