Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. vjet. Pasanik ose pronar tokash me titull më të ulët se beu, në sistemin ekonomik çifligar në Shqipëri që ka zgjatur deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Agai i fshatit. Pronat e agait. Taksat e agait. Kamxhiku i agait. Rënia e bejlerëve dhe e agallarëve.
2. hist. Gradë ushtarake dhe administrative në Perandorinë Osmane; gradë më e ulët se shehzadeja dhe beu; ai që mbante këtë titull. Agai i jeniçerëve.
3. Titull nderi dhe respekti, që përdoret kryesisht në disa vende të Lindjes së Mesme, të Azisë Qendrore dhe të Ballkanit për të shënuar një udhëheqës, një zotëri ose një person me pozitë të lartë shoqërore; drejtues i bashkësive fetare dhe prijës i familjeve të mëdha.
4. vjet. Pasanik; titull nderimi që i jepej në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi për të. Djalë agai. Agai i lagjes (i shtëpisë).
5. etnogr., vjet. Kryetari i një çete, udhëheqës, kapedan.
6. iron., keq. Ai që mbahet rëndë e që sillet me vrazhdësi; ai që vetëm jep urdhra dhe rron me mundin e të tjerëve. Rri (sillet) si aga. Atë e kemi aga. Ty të kemi aga.
BUJKROBËRÚES,~E mb., hist. 1. Që ka të drejtën mbi tokën, mbi mjetet e punës e mbi prodhimet dhe që shfrytëzon punën e bujkrobërve. Feudal (çifligar) bujkrobërues.
2. Bujkrobëror. Feudal bujkrobërues. Pushteti i bujkrobëruesve. Përmbysja e bujkrobëruesve.
FEUDÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pronar i madh tokash në feudalizëm; pjesëtar e përfaqësues i klasës sunduese në feudalizëm; çifligar. Feudal i madh. Pronat e feudalëve.
✱Sin.: çifligar, kështjellar.
SHFRYTËZÚES,~I m. sh. ~, ~T 1. Ai që nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve, përfitues. Shfrytëzues mizor (i egër, i pashpirt). Shfrytëzuesit e tregut të brendshëm. Interesat e shfrytëzuesve. Shfrytëzues të popullit. Shfrytëzues të minierave.
2. kryes. sh. Ata që shfrytëzojnë një vepër industriale e që zakonisht marrin pjesë edhe gjatë ndërtimit të saj në disa punime. Ndërtuesit dhe shfrytëzuesit. Hidrocentrali iu dorëzua shfrytëzuesve.
3. kryes. sh. Përdorues i burimeve financiare ose i burimeve të tjera, ata që përdorin mundësitë që u krijohen. Shfrytëzuesit shqipfolës. Shfrytëzuesit e internetit. Shfrytëzues të bursave. Shfrytëzues të ndihmës sociale.
✱Sin.: shfrytëzonjës, gjakpirës, robërues, shtypës, çifligar, peshkaqen, përfitues, përvetësues, zhvatës, vampir, zhvatarak.
ÇIFLIGSAHIBÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË hist. Çifligar i madh. Gjyshi i gjyshit tim ka qenë çifligsahibi. Shtresa e çifligsahibinjve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë