Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çheroizohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEHEROIZOHEM

DEHEROIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zhvishem nga cilësitë a nga tiparet heroike; çheroizohet. Kjo luftë nuk mund të deheroizohet aspak.
2. pës e DEHEROIZÓJ.

ÇMITIZOHET

ÇMITIZ/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e ÇMITIZÓJ; kund. mitizohet. Heroi i legjendës çmitizohet. - Pse nuk çmitizohet komunizmi? Çmitizohen mitet historike e letrare të së kaluarës.
Sin.: çmitologjizohet, çheroizohet.

ÇMITOLOGJIZOHET

ÇMITOLOGJIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e ÇMITOLOGJIZÓJ; kund. mitologjizohet. Hulumtimi është çmitologjizuar së fundmi.
Sin.: çmitologjizohet, çheroizohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.