Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çervish”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARNË

ÁRN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël cohe, lëkure, teneqeje etj., që qepet ose që ngjitet për të zënë një vrimë, një të çarë a një të grisurpetka, këpucë, enë etj. Këmishë (çorape) me arna. Këpucë me arna. Mur me arna. Qep një arnë. 1 hedh (i vë) një arnë.
2. fig. Diçkapërdoret për të mbuluar një të metë a një dobësi, për të zënë një të çarë në një punë. Punë me arna. Jetë me arna. I vë arna.
Arnë mbi arnë punë e dobët dhe e copëzuar; diçka që nuk bëhet nga e para e në mënyrëvijueshme; diçkaarnohet dhe nuk është e qëndrueshme. Arnë e re në rrobëvjetër diçka e mirëvendkeq, që nuk shkon e nuk ka vlerë për dikë a për diçka. Arnë e grisur keq. dikush që nuk ka asnjë vlerë, që s’e ke për asgjë, ai të cilin nuk e besonnjeri, që ka humbur nderin e dinjitetin; s’është as për dhjamë e as për lëkurë keq.; s’është as për çorbë e as për çervish keq.; nuk i bën (nuk i vlen) lëkura një para (dikujt). Gjeti arna *thesin. I hedh (i vë) një arnë (diçkaje) përpiqem ta ndreq diçka disi; bëj diçka që ta mbaj endekëmbë. Janë arnë për thes keq. i përshtaten shumë njëri-tjetrit (zakonisht për keq); shkojnë mirë; kanë mendime e qëllimenjëjta, veprojnë e bashkëpunojnë ngushtë; janë të një dore; janë pe për një gëzof. Është *copë e arnë (dikush).

KRUNDE

KRÚND/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Lëvore drithimbetensitë pasi sitet mielli, të cilat përdoren si ushqim për kafshë dhe për shpendë; hime. U jap (u hedh) pulave krunde.
2. fig., edhe si mb., keq. Njeri i paditur a i paaftë; nxënës a student pa tru, kokëbosh, injorant; pykë. Është fare krunde.
3. edhe si ndajf. Varfërisht, pa asnjë pasuri; trokë, pa mendkokë. Ka mbetur krunde.
Sin.: hime, trokë, kokëbosh, pykë, injorant, trokë.
Bën hesap me krundet (dikush) keq. është zemërngushtë dhe dorështrënguar, përpiqetkursejë diçkaështë pa ndonjë vlerëmadhe; bën hesap me gjethe të prasit (të preshit) përb. *Bukë me krunde shpërf. *Çorbë (çervish) me krunde keq. Është (ka mbetur) krunde (dikush). 1. Nuk ka asnjë dyshxhep; (është) kripëdiell; (është) kripë derri; (është) pykëdiell; është (ka mbetur) trokë; ka mbetur trëndelinë; ka pirrën e zezë. 2. mospërf. Nuk di asgjë, nuk ka mësuar fare; s’ ka arsim e kulturë, është krejt i paditur; është tapë (tapë topi). I ka trutë krunde (*hime) (dikush) shpërf. Nuk të lëshon krundethes (dikush) është njeri i drejtë dhe serioz; nuk të sjell ngatërresa, nuk të bën keq në një punë, nuk mban anë; flet (është) pa leqe. I lirë*miell dhe i shtrenjtëkrunde (dikush). I merr krundet për *miell (dikush). *Miell për krunde. U përzje me krunde (me *hime) (dikush). I shet krundet për *miell (dikush).

ÇERVISH
ÇORBË

ÇÓRB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjell. Supë e trashëgatuhet zakonisht me oriz ose me makaronaholla dhe me përbrendësa bagëtish. Çorbë me oriz. Çorbë qengji. Një pjatë çorbë. Ndaj çorbën. Donin t’i hidhnin çorbës qumësht.
2. gjell. Brumë i thartë me miell gruri, i zënë me kos a me qumësht, që thahetdiell e thërrmohet; lloj qulli pak i thartëbëhet me këtë brumë. Çorbë e thartë. Çorbë me kos. Çorbë tigani. Trazoj çorbë.
3. fig., keq. Diçka e përzier pa rregull e pa shije, diçka e ngatërruar dhe e paqartë; rrëmujë e madhe, pështjellim. E kam kokën çorbë. Shqip kuvendojmë a çorbë trazojmë. Çorba e politikës aktuale. Çorbë premtimesh të gjithçkaje.
4. fig., keq. Gruaflet shumë duke futurtjerëtsherr. Po zihen çorbat. Mos fol si çorbë.
Sin.: supë, qullë, rrëmujë, pështjellim.
M’u mendja (koka) çorbë u hutova krejt, u trullosa; e kam kokën çorbë; m’u (koka) mendja dhallë; m’u mendja çarçaf. E bëri çorbë (diçka) e pështjelloi keq, e përzjeu; e ngatërroi keq, e bëri rrëmujë; e bëri dhallë; e bëri llum; e bëri përshesh; e bëri lesh e li; e bëri lëmsh; e bëri çorap; e bëri paçamur; e bëri bërllok. Ia bëj mendjen (kokën) çorbë (dikujt) shih ia bëj mendjen (kokën) dhallë (dikujt). Çorbë derri (derrash, thish) përb.1. Gjellë shumë e keqe e pa shije, gjellë e pështirë që s’hahet. 2. Përzierje krejt e parregullt dhe e papëlqyeshme, pështjellim i padurueshëm; rrëmujë e madhe. Çorbë (çervish) me krunde keq. shih bukë me krunde shpërf. Çorbë e prishur përb. diçka e keqe, pa vlerë dhe e dëmshme. Ia ka ngrënë çorbën (dikujt) mospërf. Shih ia ka pirë lëngun (dikujt). E kam mendjen (kokën) çorbë është përzier e më është ngatërruar mendja, jam krejt i hutuar e i turbulluar dhe s’di nga t’ia nis diçkaje a të mendoj për diçka; m’u mendja (koka) çorbë; m’u mendja (koka) dhallë. Për një *lugë çorbë. Më pështynçorbë (dikush) shih pështyngjellë (dikush). Ta prish *dasmën për një tas çorbë (dikush). *Tas çorbe mospërf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.