Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Caktoj dikë në një detyrë zyrtare; kund. çemëroj. E emëruan drejtor (mësues). Politikani që e emëroi për herë të parë ministër. Bordi emëroi drejtorin e përgjithshëm. - Kush e emëroi drejtorin e policisë?
2. Emërtoj. E emëroi me fjalët e duhura.
✱Sin.: caktoj, emërtoj.
SHKARK/ÓJ vep., ~A, ~UR 1. kal. Heq ose ul ngarkesën nga një mjet transporti ose nga një kafshë; pakësoj, zbraz; kund. ngarkoj. Shkarkoi grurin. Shkarkoi thasët. Shkarkoj anijen (kamionin, vagonin, karrocën). Shkarkoj kalin (gomarin, mushkën). Shkarkuan deri në mesnatë.
2. kal. Transportoj dhe lë një ngarkesë në një vend të caktuar. I shkarkoi inertet në vendin e caktuar. I shkarkoi mallrat në stacion (në port, në kantier). I shkarkoi trupat e druve në magazinë. - Ku do të shkarkojë?
3. jokal., vjet. Zbres diku nga një mjet lundrimi për të qëndruar aty; zbarkoj. Shkarkoi në portin e Vlorës. Shkarkoi në shtëpinë tonë.
4. kal., fig. I heq diçkaje një ngarkesë të panevojshme, gjërat e tepërta, jo të domosdoshme, e bëj me të lehtë; kund. ngarkoj. - Shkarko xhepat (çantën, valixhen)! Shkarkoj shtëpinë nga sendet e tepërta.
5. kal., fig. Lehtësoj diçka nga gjërat e panevojshme. Shkarkoj fjalimin nga gjërat e tepërta.
6. kal., tek, Nxjerr jashtë a lë të dalë lirisht diçka që është e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme. Shkarkoj avullin nga kaldaja. Shkarkoj ajrin e ngjeshur. Shkarkoj rrymën në tokë.
6. kal. E heq një funksionar nga detyra që kishte, largoj nga puna. E shkarkuan pa motivacion. E shkarkuan nga posti. I shkarkuan padrejtësisht.
7. kal., fig. E çliroj veten ose dikë tjetër nga një detyrim moral; lehtësoj; kund. ngarkoj. Përpiqet ta shkarkojë veten (shokun) nga përgjegjësia. - Mos m’i shkarko mëkatet e tua!
8. kal., fig. I vë dikujt një barrë; ia ngarkoj dikujt tjetër fajin a përgjegjësinë për diçka. U përpoq ta shkarkonte përgjegjësinë e vet. Ia shkarkuan atij atë faj.
9. kal., fig. Zgjidh një çështje, i jap rrugë. Këshilli e kishte për detyrë ta shkarkonte atë çështje.
10. elektr. I heq a i pakësoj ngarkesën elektrike; kund. ngarkoj. Shkarkon baterinë (akumulatorin).
11. jokal. Bie, qëllon (për rrufenë), godet, shkrep. Shkarkoi rrufeja mbi shtyllën elektrike (çati).
12. kompj. Transferoj një material a dokument në kompjuter, telefon ose në një pajisje tjetër, e kaloj nga interneti në një pajisje elektronike. Shkarkoi disa libra. Shkarkoj një material. Shkarkoj një foto. Shkarkoj një program.
✱Sin.: zhbart, shkalis, shfajësoj, lehtësoj, zbres, zbarkoj, çemëroj, largoj, heq, derdh, hedh, zbraz, shfrej, shkrep.
♦ Ia shkarkoi (ia hodhi) *barrën (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë