Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EMËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur emëroj dikë ose kur emërohem; kund. çemërim. Emërimi i një nëpunësi. Emërimi i drejtorit të ri të policisë. Emërimi i mësuesve të rinj me konkurs. Emërimi i kundërligjshëm. Vendimi për emërimin e komisionit.
2. bised. Shkresa zyrtare që njofton a që vërteton se dikush është emëruar në një detyrë. I dërguan (mori) emërimin. E kishte ende në sirtar emërimin e tij. U emocionua kur lexoi emërimin e shumëpritur.
SHKARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur heqim një ngarkesë a barrë; heqje a pakësim i ngarkesës; kund. ngarkim. Shkarkimi i mallit. Shkarkimi i materialeve u krye me sukses. Shkarkimi i baterive (i akumulatorit). Shkarkimi i ujërave të bardha.
2. Vendi ose mjeti që shërben për zbrazje. Pusi (tuneli) i shkarkimit. Tuba për shkarkim. Gryka e shkarkimit.
3. Veprimi kur heqim nga puna dikë. Shkarkimi nga posti i kryetarit. Shkarkimi nga detyra.
4. Zbritje, zbarkim. Shkarkimi i trupave tokësorë. Shkarkimi i ushtarëve të një njësie.
5. hidrol. Lehtësim, zbrazje e ujit të tepërt nga rezervuari i një hidrocentrali. Ranë shkarkimet në Vaun e Dejës. Shkarkimi erdhi si shkak i reshjeve të fundit.
6. fig. Lehtësim a çlirim nga një barrë, përgjegjësi etj. Pati një shkarkim pas atij rrëfimi. Shkarkimi i erdhi me të qara.
7. elektr. Kalimi i menjëhershëm i një ngarkese elektrike nga një trup në një tjetër. Shkarkim elektrik. Shkarkime atmosferike rrufe.
✱Sin.: zbrazje, derdhje, zhbartje, zbarkim, shkalitje, zbritje, çemërim, largim, shkarkesë, goditje, shfrim, shfajësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë