Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TÁKS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ek. Detyrim, zakonisht në para, që, sipas ligjeve të caktuara, shteti merr nga shtetasit, shoqëritë e biznesit dhe nga doganat; shumë parash e caktuar me ligj për shërbime të ndryshme. Taksë rrugore. Mbledh taksat. Taksë ankorimi (kur anija ndalon në port). Taksë aeroporti. Taksë mbi të ardhurat. Taksë portuale. Taksë për transferim kapitali. Taksë regjistrimi. Taksa të larta (të rënda). Taksë doganore. Taksë e drejtpërdrejtë. Taksë kalimi kufitar. Taks lundrimi. Taksë prone (shtëpie, vendi, trualli). Taksa e pullës. Taksë në natyrë detyrim që shlyhet me prodhime të ndryshme. Sistem taksash. Paguajmë taksa. U ngritën (u ulën) taksat. Taksë postare. Taksë televizioni. Taksë mbi vlerën e shtuar (tvsh). Taksë ekologjike taksë fiskale që zbatohet për disa prodhime, shërbime ose veprimtari që dëmtojnë mjedisin. Taksat vendore. Taksë për pastrim. Taksë për peshëmatje. Taksë për zënie vendi në treg. Shmangie nga pagimi i taksave evazion fiskal. Taksë për kullotën (hist.) çelnikatë. Taksë për prodhimet bujqësore. Taksë për banesën (për dyqanin). Taksë për tokën pagesë e detyrueshme e një shume parash, që pronari i tokës derdh në buxhetin e shtetit sipas ligjeve në fuqi.
✱Sin.: detyrim, tatim, rëndesë, tagër, vergji, çelnikatë, pashtrak, tymjake.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë