Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KALÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. tek., vetv., vet. v. III Forcohet a bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm duke u farkëtuar (për një metal a mjet prej metali); farkëtohet, çelikoset. Kalitet hekuri, por jo giza.
2. vetv., kryes. v. III Mprihet, bëhet më i mprehtë a më i fortë për të prerë diçka ose për të kryer më mirë funksionin e vet (për një mjet prerës, për gurin e mullirit etj.), duke e farkëtuar, duke e cokatur me çekan etj. (për kosën, gurin e mullirit etj.); farkëtohet. U kalit sqepari (kosa).
3. fig., vetv. Forcohem fizikisht e moralisht, duke u stërvitur në kushte të vështira, për t’u bërë i aftë që të rezistoj ose të përballoj çdo pengesë a çdo punë; mësohem të jetoj dhe të punoj më shumë e më mirë në kushte të tilla; çelikosem. U kalitëm në luftë me vështirësitë.
4. pës. e KALÍT.
✱Sin.: farkëtohem, farkohem, mprihet, forcohem, regjem, çelikosem.
►ÇELNIKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Forcohem; çelikosem. U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi. Ti je çelnikosur në këto luftëra. Vendosmëria është çelnikosur përmes përvojës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë