Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARDHÁÇ,~E mb. 1. Që është i bardhemë në fytyrë; i zbehtë, çehrevrarë. U bë bardhaç në fytyrë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i bardhemë, i zbehur, i zverdhemë, i zbërdhulët, zbehtak, zverdhak, verdhacak, fytyrëzbehtë, fytyrëverdhë, çehreverdhë, çehrevrarë.
FYTYRËVÉRDHË mb. Që e ka fytyrën të verdhë; i zbehtë. Ushtar fytyrëzbehtë.
✱Sin.: faqeverdhë, çehreverdhë, i verdhë, fytyrëzbehtë.
SARITÚAR (i, e) mb., bised. I verdhë, i zbehtë. Djali ishte i sarituar. Po bëhem merak për të se është shumë e sarituar
✱Sin.: zbehtak, i bardhëllemë, i bardhemë, bardhaç, bardhuk, i bardhë, zverdhak, verdhuk, verdhacak, verdhacuk, i zverdhur, i zverdhemë, fytyrëverdhë, fytyrëzbehtë, faqezbehtë, çehreverdhë.
SARKAVÉRDHË mb. Çehreverdhë. Vajzë sarkaverdhë. Fëmijët kishin një pamje sarkaverdhë.
✱Sin.: fytyrëverdhë, i zbehtë, i zbehur, zbehtak, i bardhëllemë, i bardhemë, bardhaç, bardhuk, i bardhë, zverdhak, verdhuk, verdhacak, verdhacuk, i zverdhur, i verdhemë, i zverdhemë, fytyrëzbehtë, faqezbehtë, çehreverdhë.
ÇEHREVÉRDHË mb. Fytyrëverdhë, i zbehtë. Çehreverdhë sikur nuk kishte parë diell me sy. Fterriotët janë paksa çehreverdhë. Një shitës i veshur me etiketë, i fishkur e çehreverdhë.
ÇEHREZBÉHTË mb. Që e ka fytyrën të zbehtë. Pa burrin çehrezbehtë dhe të parruar. Mbi murgeshën rioshe çehrezbehtë dukej një dhimbje.
✱Sin.: çehreikur, çehremeit, çehreverdhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë