Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çarranik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOKS

BOKS,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Ndarje e vogël brendastallë, e ndërtuar zakonisht me thurje, ku mbahenvegjlit e sapolindurkafshëve shtëpiake për t’i veçuar nga nënat a për t’u kujdesur për ta; gardhole. Boksi i viçave (i qengjave, i gicave). Boksi i zogjve. Bokse për pjellje. Shtie (fut, mbyll) në boks.
2. Koçek prej thuprash, ku mbahet pambuk, misër etj. Bokset e pambukut (e misrit).
3. sport. Ndarje e posaçme përgjatë pistës ku ndalen makinat ose motorët gjatë garës, për t’u furnizuar me karburant, për të ndërruar goma, për riparimeshpejta etj. Makinat kthehenboks për të ndërruar gomat. Në fundgarës u tërhoqboks. Humbi disa sekonda se u kthye ne boks.
Sin.: gardhole, kumac, koçek, koshtar, thark, çarranik.

KAFAZ
KOSHARE

KOSHÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Koçektrajtën e një koshimadh, ku fermeri mban për t’u ajrosur kallëpet e misrit; thark. Koshare misri. Thahet (ajroset) misri në koshare.
2. Thurimë mbrojtëse e bërë me purteka a me shkopinj, që vihet rrotull trungut endenjomë të një peme a druriporsambjellë, për ta mbrojtur nga dëmtuesit e rastit.
Sin.: koçek, koshere, thark, çarranik, koshiq.

KOSHARIQE

KOSHARÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Koshare e vogël; kosh i vogël. Thur një koshariqe.
2. Furrik ku pulat pjellin vezë; furrik pulash a zogjsh. Fut pulën (zogjtë) në koshariqe.
Sin.: koshiq, koshiqe, çarranik, furrik.

KOSHIQE

KOSHÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Çarranik, karroqe. koshiqe ruajmë (ajrisim) bulmetin dhe ushqimet.

KOÇEK

KOÇÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Thark me thupra ku mbahen kallinjtë e misrit për t’u ajrosur ose për t’u tharë; koshare. Koçek misrash të shkoqur.
2. Thark i tillë ku mbahenfreskëta prodhime qumështi, si dhe ushqimendryshme për të mos u prishur; çarranik. Koçek bulmeti (qumështi).
3. Dollapmurin e shtëpisë ku mbahen zakonisht rroba, dyshekë etj.
Sin.: thark, koshare, çarranik.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.