Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çarmatosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMATISUR
PAARMATOSUR

PAARMATÓSUR (i, e) mb. Që nuk është armatosur, që nuk ka armëvete; kund. i armatosur. Rojë e paarmatosur. Turma të paarmatosura.
Sin.: i paarmë, i paarmatuar, i çarmatosur.

ÇARMATOSEM

ÇARMATÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Heq armëtmbaj zakonisht, mbetem pa armë; kund. armatosem. Robërit u çarmatosënheshtje. Fshatarët ishin çarmatosur pasi panë kryeplakun t’ua bënte me shenjë.
2. vetv., fig. Mbetem pa mundësi për të luftuar a për t’u mbrojtur; më thyhet vullneti për të kundërshtuar a për të vepruar. Nuk duhetçarmatosemi para vështirësive. Çarmatoset kur e sheh ashtu.
3. pës. e ÇARMATÓS.

ÇARMATOSUR

ÇARMATÓSUR (i, e) mb. 1. Që ia kanë hequr armët, që ka mbetur pa armë ose armatime; kund. i armatosur. Ushtar i çarmatosur. Krahinë e çarmatosur. Ai qëndronte i çarmatosur në mes të dy partizanëve.
2. fig. Që ka mbetur pa mundësi për të luftuar a për t’u mbrojtur; që nuk ështëgjendjekundërshtojë a të veprojë. Rrinte i tulatur dhe krejt i çarmatosur. Kishte pamjen e një njeriuçarmatosur ngagjitha mbrojtjet. Mbetej e çarmatosur para shikimit të tij.

ÇARMATUAR

ÇARMATÚAR (i, e) mb. I çarmatosur. Polic i çarmatuar. Gardianet e çarmatuara të burgut.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.