Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çarmatosje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMATOSJE

ARMATÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur armatos dikë ose kur armatosem.
2. Të armatosurit; pajisje me armatim, armatisje; kund. çarmatosje. Armatosja e popullsisë. Armatosje e shtetit. Armatosje e grupeve paraushtarake.
Sin.: armatim, armatisje.

ÇARMATIM

ÇARMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çarmatosje; kund. armatim. Çarmatimi i një krahine. Nuk ka nevojë ligjore për çarmatimin e personavekanë armë pa leje. Gjatë çarmatimit në Kërrabë e në Çermenikë serbët kanë vrarë 20-30 shqiptarë.
2. Masa për të hequr plotësisht ose pjesërisht armatimet nga një vend dhe për të mos mbajtur forca ushtarake; kund. armatim. Çarmatimi i plotë (i pjesshëm). Konferenca për çarmatimin bërthamor. Çarmatimi i regjimit vrastar. A ka ministria projektligj për çarmatimin e popullsisë?

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.