Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ARMATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Armatosem; kund. çarmatosem. U armatisëm të gjithë.
2. vetv. Rregullohem, zbukurohem, vendos grim. Ishte armatisur për shëtitje.
3. pës. e ARMATÍS.
►ARMATÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pajisem me armë, marr armët, ngjesh armët; armatisem; kund. çarmatosem. Armatosem mirë (rëndë). Armatoset deri në dhëmbë.
2. vetv. Pajisem me mjete, me vegla etj. për një punë të caktuar. Armatosem me mjete teknologjike. Armatosem me uniformë policore.
3. fig., vetv. Pajisem me njohuri, me dije etj. për një veprimtari të caktuar; përgatitem për të punuar e vepruar në një fushë të caktuar. Armatosem me dije. Armatosem me ushqime. Armatosem për jetën.
4. pës. e ARMATÓS.
✱Sin.: armëtohem, armatisem.
►ÇARMAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Çarmatosem; kund. armatohem.
2. pës. e ÇARMATÓJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë