Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Pajisja me armë, armatosje; kund. çarmatim. Armatimi i ushtrisë. Armatim modern.
2. usht. Tërësia e armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve ushtarake, që përdoren nga forcat e armatosura për mbrojtje dhe për operacione ushtarake. Armatim i rëndë (i lehtë). Armatim raketor. Depoja e armatimeve. Tekniku i armatimit. Gara e armatimeve. Ekspozimi i armatimit. Asgjësimi i armatimit të vjetruar.
3. min. Vendosja e armatesës, ngritja e një armatese në galeri. Armatimi i minierës (i galerive).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë