Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JEREVÍ,~A f. sh ~, ~TË 1. Shtëpi përdhese pa çardak; dhomë a kthinë përdhese; shtëpi e vogël përdhese; ndërtesë e vogël njëkatëshe, pranë kullave dy- a trekatëshe; kund. kullë. Jetonin në një jerevi.
2. Kasolle a një e ndarë e vogël përdhese që shërben për të mbajtur diçka, për bagëtitë etj.; gjije, përtrollëse, katua. E vuri kashtën në jerevi. Futi lopët në jerevi. As kasolle, as jerevi as mish as peshk.
✱Sin.: shtëpi banimi njëkatëse.
RRÉTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ograjë e rrethuar me mur të thatë. Rrethet e fshatit. E kulloste bagëtinë në rrethe.
2. Pjesë e dalë dhe me parmakë rreth katit të dytë të një shtëpie; çardak. U zgjua dhe doli në rrethe të shtëpisë.
3. Brezare. Punonte gjithë ditën në rrethe sipër fshatit.
✱Sin.: ograjë, livadh.
SHANESHÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një lloj divani prej dërrasash, i shtruar me shtresa të ndryshme, kanape, nim; shtresa që hidhet mbi këtë kanape. Shaneshini ishte mbuluar me pëlhurë të hollë. U rehatua në shaneshin. Sapo kishte rregulluar shaneshinin.
2. Kthina e mesit në katin e poshtëm të një shtëpie dykatëshe, që zakonisht është e shtruar me pllaka dhe që ka një nim anash. Shaneshini nuk kishte dritë të mjaftueshme. Pastroi shaneshinin. Fëmija ishte fshehur në shaneshin.
3. Çardak i jashtëm në shtëpitë e disa krahinave, i rrethuar me parmakë dërrasash; mesore, shtrak. Shaneshini ishte mbushur me njerëz. Miqve u shtroi për të ngrënë në shaneshin. Zhurma vinte prej shaneshinit.
4. Pjesë e dalë në muret e një kulle që ka frëngji dhe që shërbente për të vëzhguar e për t'u mbrojtur; sharapoll, sheshen. Kullë me shaneshinë. U lagën edhe nën shaneshin. Vëzhgonte prej shaneshinit.
✱Sin.: kanape, nim, divan, sofa, minder, pope.
SHARAPÓLL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. hist. Pjesë e dalë në faqet e murit të shtëpisë a të kalasë, e ndërtuar me gurë të latuar dhe me frëngji, që shërbente për vëzhgim e për mbrojtje; sharapof. Nga sharapollet e kështjellës mund të shihje gjithë qytetin. Frëngjitë e sharapollit. Kishte zënë pozicion vrojtimi nga sharapolli.
2. Qoshe e ndërtuar zakonisht mbi pullazet e shtëpive, në formë katërkëndëshe dhe e mbuluar, që shërben për të parë, për t’u freskuar etj. Kulla me sharapolle ishte shndërruar në një bujtinë. Po freskohej në sharapoll.
✱Sin.: pope, sharapof, çardak, trapazan, verandë.
TRAPAZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një lloj ballkoni në dhomën e miqve, i ngritur e i mbyllur përpara si kafaz, ku rrinin gratë për të parë jashtë pa u vënë re nga burrat. Dhomë me trapazan. Rrinin në trapazan. Vështronin nga trapazani.
2. Vend i ngritur mbi dysheme, zakonisht në fund të dhomës së miqve, ku rrinin të rinjtë a fëmijët. U ul në trapazan.
3. Dhomë nën çati, që zakonisht e merr dritën jo nga dritaret anësore, por nga baxhat; çardak, pullazinë, mansardë, papafingo. Banonte në një trapazan.
4. Sqoll.
ÇARDÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë e hapët e rrethuar zakonisht me parmakë në katin e dytë të shtëpive të vjetra, ku rrihet në verë ose priten miq. Shtëpi me çardak. Parmakët e çardakut. Rri (dal) në çardak. Pres miqtë në çardak.
2. Rruginë e gjerë midis kthinave në katin e dytë. Çardak i madh (i gjerë). Karriget në çardak.
3. krahin. Pirg gurësh të mbledhur në një vend ku ka ndodhur diçka. Ngre një çardak.
4. Loja kaladibrançe. Luajnë çardakun.
5. krahin. Dysheme prej dërrase. Dhomë me çardak. Shtroj çardak.
✱Sin.: ballkon, korridor, mesore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë