Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAPDRENÚSH/Ë mb., poet. Që e ka hapin të shpejtë dhe të hijshëm; hapshpejtë (zakonisht për vajzat e gratë). Vashat hapdrenusha.
✱Sin.: hapshpejtë, çapshpejtë.
HAPSHPÉJTË mb. Që ecën shpejt, që e ka hapin të shpejtë, çapshpejtë; kund. hapshtruar.
✱Sin.: çapshpejtë, këmbëlehtë.
SHPÉJTË (i, e) mb. 1. Që lëviz, ecën, shkon, vrapon a rrjedh me shpejtësi; që ka shpejtësi të madhe; kund. i ngadalshëm. Tren i shpejtë. Kalë i shpejtë. Anije e shpejtë. Me hapa të shpejtë. Ecje e shpejtë. Rrjedhje e shpejtë. Lojë e shpejtë. Rrotullim i shpejtë. Me ritme të shpejta. I shpejtë si shigjeta.
2. Që është i aftë t'i kryejë shpejt punët e tij, që punon shpejt, i shkathët, i gjallë; kund. i ngadalshëm. Shitës i shpejtë. I shpejtë në punë.
3. Që bëhet brenda një kohe a brenda një afati të shkurtër, që bëhet në pak kohë a pa kaluar shumë kohë; i menjëhershëm; kund. i ngadalshëm. Ngrohje (ftohje) e shpejtë. Përgatitje e shpejtë. Zhvillim i shpejtë. Vdekje e shpejtë. Përgjigje e shpejtë. Helm (bar) me veprim të shpejtë. I hodhi një vështrim të shpejtë.
4. I afërt (në kohë); që dëshirojmë të ndodhë sa më parë, në një kohë sa më të afërt. Me shërim të shpejtë! (ur.) E ka fundin të shpejtë.
5. I shpejtuar, që bëhet shkel e shko. Punë e shpejtë.
6. krahin. I hershëm; i vjetër; i lashtë. Të lashta të shpejta. Fik i shpejtë
✱Sin.: i shkathët, i gjallë, i rendur, i papërtueshëm, i papërtuar, i virgjilltë, i shpitë, i lehtë, i zhdërvjellët, hapshpejtë, lepur, bletë, dre, flutur, flugtar, fluturak, fluturashkë, gjeraqinë, hapshpejtë, hapdrenushë, këmbëlehtë, këmbëshpejtë, këmbësutë, çapshpejtë, rrufe, shigjetë, vetëtimë; i menjëhershëm, i rrufeshëm.
♦E ka të shpejtë. 1. (dikush). Do të vdesë pas pak kohe, nuk do ta shpjerë gjatë, do të mbarojë shpejt; po jep (po heq) shpirt; i ka ditët të numëruara; i ka ditët të shkurtra. 2. (diçka). Nuk do të shkojë gjatë, nuk do të vonojë, do të marrë fund brenda një kohe të shkurtër; i ka ditët të numëruara.
ÇAPSHPÉJTË mb. Që ecën shpejt, që e ka hapin të shpejtë, hapshpejtë. Djali çapshpejtë. Nusja çapshpejtë.
✱Sin.: hapshpejtë, i shpejtë, i nxituar.
ÇAPSHPÉJTË ndajf. Me hapa të shpejtë. Erdhi (hyri) çapshpejtë. U largua çapshpejtë për në shtëpi.
✱Sin.: shpejt, nxitimthi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë